Dokumentat që nevojiten për t’u pajisur me Certifikatën e Rezidentit Tatimor dhe shmangien e Taksimit të Dyfishtë

Dokumentat që nevojiten për t’u pajisur me Certifikatën e Rezidentit Tatimor dhe shmangien e Taksimit të Dyfishtë


Tatimpaguesit dhe individët për t’u pajisur me çertifikatë rezidenti tatimor, vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim për të ardhurat që jo-rezidentët kanë përfituar me burim në Republikën e Shqipërisë si dhe për të aplikuar për shmangien e taksimit të dyfishtë, kërkesën e tyre me shkrim duhet ta depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria e Marrëdhënieve dhe Koordinimit Ndërinstitucional.

Lexoni: Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit

I) Çertifikatë Rezidenti Tatimor

Dokumentacioni që kërkohet për t’u pajisur me çertifikatë rezidenti tatimor për:

1) Tatimpaguesin:

  • Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti, shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet çertifikata.

2) Individin:

  • Kërkesa me shkrim, ku specifikohet viti, shteti dhe arsyeja për të cilën kërkohet çertifikata;
  • Vërtetim i banesës së përhershme (kopje e aktit të pronësisë së banesës, kopje e kontratës së qerasë ose vërtetim banese nga njësia administrative ku banon);
  • Qëndra e interesave jetike (interesat personale dhe ekonomike). Personi vetdeklaron në lidhje me interesat e tij jetike dhe i bashkëlidh kërkesës një kopje të dokumentacionit që provon deklarimin e tij. Nëse personi është shtetas i huaj, por rezident për qëllime tatimore në Shqipëri, ai deklaron se interesat e tij familjare janë të lidhura me Shqipërinë, pasi familja e tij jeton në Shqipëri dhe ai punon në Shqipëri (ka biznes apo është i punësuar).
  • Kohëqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (shkresë nga D.P.P.SH, me të dhënat e hyrje-daljeve kufitare nga sistemi TIMS).

II) Vërtetim për shmangien e Taksimit të Dyfishtë

Për të aplikuar për shmangien e taksimit të dyfishtë kërkohet të paraqitet dokumentacioni si mëposhtë:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Formulari i aplikimit të marrëveshjes (origjinal, i nënshkruar nga përfituesi i të ardhurave dhe autoriteti tatimor ku ai është rezident);
  • Fotokopje e faturave;
  • Kopje e njehsuar me origjinalin në shqip e kontratës ndërmjet dy palëve.

Nuk është e detyrueshme depozitimi i kontratës, nëse ajo është depozituar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë rast tatimpaguesi informon për referencat e shkresës së depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Lexoni: Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes

Nëse nuk ka kontratë ndërmjet palëve, tatimpaguesi duhet të informojë në kërkesën e tij rreth fakteve të mëposhtme:

  • Lloji i shërbimit të ofruar;
  • Kohëzgjatja e këtij shërbimi;
  • Mënyra e ofrimit të shërbimit (online, on site);
  • Nëse për ofrimin e shërbimit ka prezencë fizike në territorin e Republikës së Shqipërisë, të përcaktohet saktësisht kjo e fundit;
  • Të ndahen pagesat për të drejtat e përdorimit, markat tregtare, liçencat etj në furnizimet e përziera (shërbim dhe pagesa për honorare).

 III) Vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim për të ardhurat që jo-rezidentët kanë përfituar me burim në Republikën e Shqipërisë

Dokumentacioni i kërkuar për t’u pajisur me vërtetim për pagesën e Tatimit të Mbajtur në Burim është:

➢ Kërkesë me shkrim, ku të specifikohet:

  • Emri dhe Nipt-i i tatimpaguesit që ka mbajtur tatimin në burim;
  • Tatimpaguesi jo-rezident, numri i tij i identifikimit për qëllime tatimore, rezidenca;
  • Vlera e faturave të lëshuara, periudha për të cilën janë lëshuar këto fatura si dhe Tatimi i Mbajtur në Burim.

Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0