Disa teknika që do t’ju japin më shumë vetëbesim në punë - Business Magazine Albania

Disa teknika që do t’ju japin më shumë vetëbesim në punë

Disa teknika që do t’ju japin më shumë vetëbesim në punë

Shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vetëbesimit në punë. Edhe ata që duket sikur kanë arritur performancën më të mirë të mundshme, nuk janë imun ndaj mungesës së vetëbesimit dhe ndjesisë sikur po paguhen pa meritë. Megjithëse disa persona arrijnë t’i tejkalojnë dyshimet e tyre, për disa të tjerë ndikimi afatgjatë i kësaj ndjesie mund të jetë i dëmshëm, duke i penguar që të rriten në detyrë ose duke i bërë që të largohen fare nga puna.

Arsyeja pse shumë njerëz mund të vuajnë nga mungesa e vetëbesimit – edhe nëse të tjerët vlerësojnë se ata po performojnë shumë mirë – vjen për shkak të faktit që ne nuk jemi mësuar se si duhet të mendojmë për karrierën tonë në një mënyrë praktike, thotë Sarah Ellis, një trajnere karriere dhe prezantuese e podcast-it Squiggly Careers.

Kjo vihet re më shumë kur bëhet fjalë për mënyrat se si duhet praktikuar vetëdijësimi.

Ellis është bashkëautorja e librit “You Coach You: How to Overcome Challenges and Take Control Of Your Career”, i cili ofron disa këshilla praktike për të trajnuar veten, si dhe disa teknika për të përballuar situata të ndryshme.

Ellis rekomandon këto dy teknika për të pasur më shumë vetëbesim në punë.

Rikonceptoni këndvështrimin tuaj

Psikologia Susan David promovoi për herë të parë idenë e “konsidermit të dyshimeve si të dhëna”, në një TEDTalk të vitit 2017, i cili ka marrë rreth 10 milionë shikime. Perspektiva me të cilën i shohim dyshimet tona mund të ndikojë në mënyrën se si ndihemi, tha Ellis.

Nëse po reflektoni për një situatë ku jeni treguar të ashpër ndaj vetes ose keni menduar se nuk e keni bërë një punë aq të mirë sa do të dëshironit, përpiquni ta shikoni atë nga këndvështrimi i një vëzhguesi objektiv të jashtëm.

“Ndonjëherë, mund të jetë vërtet e dobishme ta shikoni situatën tuaj nga perspektiva e një mize në mur,” tha Ellis.

Distancimi nga një situatë ose nga veprimet tona mund të na ndihmojë që ta shohim një situatë në një këndvështrim tjetër, duke mos qenë më aq të ashpër me veten.

Thoni emrin tuaj me zë të lartë, ose me vete

Duket qesharake, tha Ellis, por yjet e sportit ose njerëzit që punojnë në ambiente me presion të lartë e përdorin shpesh këtë teknikë për të qetësuar nervat e tyre.

Kjo është një nga teknikat që rekomandohet edhe nga shkencëtari neurolog i Universitetit të Miçiganit, Ethan Kross, në librin e tij “Chatter”, i cili trajtion monologun e brendshëm të mendimeve që kalojnë brenda kokës sonë.

Sigurisht, optimizmi i verbër nuk është antidot për barrierat e shumta që mund të ndikojnë në shtigjet e karrierës së njerëzve, por ndryshimi i mënyrës se si i qaseni disa situatave për të parë më pozitivisht aftësitë tuaja mund t’ju ndihmojë të keni një forcë më të madhe psikologjike dhe të ndiheni më të sigurt në situata të ndryshme.  Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0