Revista Dhjetor 2016 - "DON'T BE AFRAID OF NEW ARENAS" - Business Magazine Albania

Revista Dhjetor 2016 – “DON’T BE AFRAID OF NEW ARENAS”


Siç mund ta keni vënë re, që nga Tetori atmosfera e biznesit dhe sipërmarrjes ka qenë e nxehtë. Aktivitete startup-esh, takime me menaxherë produkti, kompeticione idesh, samite, konferenca dixhitale të marketingut apo inovacionit kanë qenë fjalë kyçe dhe pika takimi për shumë prej nesh.

Në këtë numër të 12 të revistës ne ju kemi sjellë përvoja aktuale nga njerëz që po bëjnë sukses me sipërmarrjet e tyre duke sjellë risi dhe duke u përpjekur të përmirësojnë jetët e njerëzve. Disa prej tyre janë mes nesh, si rasti i Valer Pinder-it që pas suksesit me Dyqan Taxi, tashmë po synon të sjellë librin Online.

Disa të tjerë po synojnë të ndërtojnë platforma që menaxhojnë sisteme hotelesh në tregjet amerikane, siç po bën Albi Zhulali me SoftMogul. Asgje nuk është e pamundur, nëse ke vullnetin për të ndjekur ëndrrat e tua dhe mendësinë prej sipërmarrësi. Këtë na e konfirmoi, Edi Demaj, sipërmarrësi shqiptar në Detroit, i ftuar special i Startup Grind Tirana – në një intervistë ekskluzive për BusinessMag.

Dhe nëse ju kërkoni më shumë frymëzim, se si mund të ndryshoni Botën, lexoni trajtimin e një personazhi si Elon Musk, i cili është në mision për të ndryshuar realitetin ku jetojmë.

Përveç këtyre kemi sjell edhe mësime të rëndësishme nga Amancio Ortega, themeluesi i Zara apo 10 sipërmarrës të famshëm të cilët kanë dështuar para se të bëheshin të suksesshëm për t’ju treguar se të gjithë kanë pësuar dështim dhe e kanë përdorur për motivim të mëtejshëm dhe nuk janë ndalur.

E nëse nuk keni informacion se çfarë janë çertifikimet ISO, ju ftojmë të lexoni në brendësi të revistës për të mësuar më shumë për to.

Si gjithmonë, shkarkojeni revistën në pajisjet tuaja dhe ndajeni me miqtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0