Denoncuesi i Twitter-it, apel për masat e sigurisë - Business Magazine Albania

Denoncuesi i Twitter-it, apel për masat e sigurisë

Ish-shefi i sigurisë së kompanisë Twitter dëshmoi para një komisioni të Senatit të martën se ish-punëdhënësi i tij kishte përparësi fitimet duke injoruar shqetësimet e sigurisë që ai tha se rrezikonin që informacioni i përdoruesve të binte në duar tee gabuara. Senatorët amerikanë shprehën shqetësimet për dobësitë e sigurisë në Twitter, ndërsa ish-shefi i sigurisë nënvizoi shqetësimet serioze për platformën me ndikim të mediave sociale.
I thirrur para Komisionit të Senatit amerikan për Drejtësinë Peiter “Mudge” Zatko, dëshmoi se Twitter-it i mungonin masat bazë të sigurisë dhe kishte një qasje të lirë për marrjen e të dhënave midis punonjësve, duke e lënë platformën të hapur ndaj rreziqeve të mëdha. Ai tha se nuk po i bënte këto deklarata “për inat ose për të dëmtuar Twitterin”.

“Ajo që vura re, kur ne e dinim se një person i brendshëm vepronte në emër të një interesi të huaj si agjent i paregjistruar, ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjurmuar njerëzit. Kishte mungesë aftësie për të parë se çfarë po bënin, çfarë informacioni po merrnin ose për të përmbajtur aktivitetet e tyre, e lëre më të vendoseshin hapa për riparimin dhe rindërtimin e mundshëm të ndonjë dëmi. Atyre thjesht u mungonin aftësitë themelore për të ndjekur agjencitë e huaja të inteligjencës dhe për t’i dëbuar ato“.

Si demokratët ashtu edhe republikanët shprehën shqetësimin se dobësitë e Twitter-it mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Unë nuk do t’i jepja saktësisht një notë kaluese Twitter-it kur bëhet fjalë për sigurinë e informacionit që ata kanë mbledhur. Tani, më lejoni t’ju pyes, si do t‘i vlerësonit agjencitë qeveritare që kanë njëfarë përgjegjësie për t’u siguruar që privatësia dhe siguria e konsumatorit amerikan mbrohet, për shembull, Komisionin Federal të Tregtisë, Komisionin e Shkëmbimit të Letrave me Vlerë dhe të tjerët?”, pyeti senatori Dick Durbin.

“Sinqerisht, mendoj se Komisioni Federal i Tregëtisë është i mbingarkuar. Ata kanë sfida me kompanitë e mëdha të teknologjisë. Ata i lënë kompanitë të vlerësojnë vetë punën e tyre. Dhe mendoj se kjo është një nga sfidat e mëdha”, tha eksperti i sigurisë kibernetike.

Ish punonjësi i Twitterit, i cili radhiti një numër shqetësimesh më parë në një ankesë prej 84 faqesh drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve dhe agjencive të tjera rregullatore të qeverisë amerikane, tha se stimujt ekzekutivë i detyrojnë drejtuesit e Twitter të kenë përparësi fitimet mbi sigurinë.

Shefi Ekzekutiv i Twitterit, Parag Agrawal refuzoi të paraqitej vullnetarisht para komisionit të martën. Senatorët Durbin dhe Grassley u thanë gazetarëve se do të diskutojnë një thirrje të detyruar për ekzekutivin e Twitterit.

Pas dëshmisë së zotit Zatko, Twitteri njoftoi se aksionerët e tij kanë miratuar një ofertë për blerjen prej 44 miliardë dollarësh nga shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk. Por që kur bëri ofertën, miliarderi e ka ndërprerë marrëveshjen, duke akuzuar Twitterin se ka keqinterpretuar numrin e përdoruesve autentikë. Twitteri e ka kundërshtuar dhe çështja është planifikuar të dëgjohet në një gjykatë në Delaware muajin e ardhshëm.VOA 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0