Creativity Zone by Stela – aty ku çdo gjë kthehet në art

Creativity Zone by Stela – aty ku çdo gjë kthehet në art


Në një intervistë për BusinessMag themeluesja e “Creativity Zone by Stela”, Stela Toska na tregon se prej një viti ka regjistruar biznesin e saj në QKR dhe madje ka hapur edhe dyqanin fizik. Ajo tregton më së shumti produkte të tilla si: gurë, tjegulla dhe dërrasa të ricikluara të pikturuara. Stela gjithashtu ka shumë punime dhe materiale në pritje për t’u punuar dhe që kapin një vlerë konsiderueshëm të lartë.

E pyetur nga BusinessMag nëse i ka realizuar objektivat që kishte vendosur në fillimet e saj Stela na tregon: “Objektivat e mia janë tejkaluar, sepse nuk do e kisha menduar që do arrija kaq larg dhe se mund të bëja këtë rrugëtim që më jep shpresa dhe ide të reja për të ecur përpara çdo ditë.”

Lexoni më shumë: Creativity by Stela: Këmbëngulja për të lëvizur çdo gur nga vendi e çoi përpara sipërmarrjen time!

Vështirësitë që ajo ka hasur më së shumti në të bërit artizanat inovativ janë krijimi i klientelës dhe i tregut, pasi me kohën fillojnë edhe të të kopjojnë artin që bën, por kjo jo në gjithçka pasi Stela mundohet të krijojë punime të reja çdo ditë. Për të, e vështirë ka qenë gjetja e kontakteve që të ishte e pranishme në çdo panair, që realizohen si brenda edhe jashtë vendit. Por me një punë të palodhshme ajo ia ka arritur me sukses të jetë e denjë me pjesëmarrjet e saj.

Me një rrugëtim të shkurtër si biznes startup Stela na tregon se ka marrë mbështetje nga agjencia AIDA me fondin e tyre dhe momentalisht janë në shqyrtim dokumentacioni për financimin e 1000 produkteve të saj nga Bashkia Tiranë, pasi para një viti ka fituar çmimin e inkurajimit në konkursin “Produkte Turistike“.

“Planet e mia sa vijnë e shtohen, bëhen më të mëdha dhe shpresoj që një ditë të arrij t’i realizoj në maksimumin e tyre. Shpresoj tek ata që besojnë në frymën dhe gjakun e ri, shpresoj se do u japin një shans atyre që duan dhe dinë të punojnë. Uroj që të më ndihmojnë në realizimin e këtij projekti madhështor. Besoj në mbështetjen reale të të gjithë artizanëve duke çarë kështu njëherë e përgjithmonë zinxhirin e monopoleve,” thotë Stela për planet e ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0