COVID-19, Rimbyllen plazhet evropiane për shkak të mbipopullimit

COVID-19, Rimbyllen plazhet evropiane për shkak të mbipopullimit

Rimbyllen plazhet

Rritja e numrit të turistëve në plazhe, në Evropën veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe rritjes së temperaturave, ka alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.

Tri qytete në Francën veriperëndimore rimbyllën plazhet e tyre për shkak të dështimit të respektimit të masave të sigurisë dhe mosrespektimin të distancimit social.

Autoritetet franceze rihapën qindra plazhe fundjavën e kaluar për vrapim, not dhe peshkim, por jo për të qëndruar me orë të zgjatura në bregdet.

Prefektura e Morbihan, në Britani, tha se plazhet në pesë bashki ishin mbyllur për shkak të “sjelljes së papranueshme” nga vizitorët ditët e fundit, veçanërisht sa i përket mosrespektimit të distancës sociale.

Disa komuna në Holandë ndërkohë, u bënë thirrje turistëve gjermanë që të mos e kalojnë kufirin për udhëtim gjatë festës publike të Ditës së Ngjitjes së Jezusit në qiell.

Lexoni: OKB nis fushatën kundër deziformimit lidhur me COVID-19

Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë botën, tani ka kaluar shifrën pesë milionë, por numri i infeksioneve të reja ka rënë në pjesën më të madhe të Evropës. Në Evropë janë raportuar 1.74 milionë raste dhe mbi 164,000  viktima, ku shumicën e fataliteteve e kanë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja dhe Belgjika.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se ka “ende një rrugë të gjatë për të përshkuar në këtë pandemi”, dhe iu bëri thirrje njerëzve në vendet ku kufizimet po lehtësohen, për të vazhduar të përshtatin sjelljen e tyre për të minimizuar transmetimin e COVID-19.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0