Çmimi i librave, kohë për të provuar strategji të re?

Çmimi i librave, kohë për të provuar strategji të re?


 

*Shkrim nga Lindita Komani

Lexojmë ne shqiptarët libra apo nuk lexojmë? Tendenca e leximit dhe e blerjes së librave është në rritje, ka mbetur konstante apo është në ulje? Dhe sido që të jetë kjo tendencë, krahasimin me çfarë e bëjmë? Me botën e jashtme, me Shqipërinë e kohës së komunizmit? Këto janë pyetje që shtohen në mediat tona veçanërisht në periudhën para e gjatë Panairit të Librit. Mes përgjigjeve spikasin paragjykime të llojit: njerëzit në përgjithësi por sidomos të rinjtë nuk janë më aq shumë të prirur të lexojnë, sepse kanë edhe mënyra të tjera për t’u zbavitur, më shumë angazhime, të tjera gjëra ua tërheqin vëmendjen, veçanërisht teknologjia.

Ndonëse ky paragjykim sikurse edhe të tjerë që mund të jenë në qarkullim, mund të kenë deri diku të vërtetë brenda, ata nuk përfshijnë një element me rëndësi, çmimin me të cilin librat tregtohen. Sidomos në kohë vështirësish ekonomike sikurse ndodhemi aktualisht rëndësia e çmimit të mallit që në këtë rast është libri, rritet. Njerëzit mendohen më gjatë para se të bëjnë një blerje e po patën mundësi e shtyjnë për më vonë. Panairi i Librit është ndoshta vendi më i përshtatshëm për ta vëzhguar këtë sjellje konsumatore. Një vëzhgim i bërë ditën e shtunë 14 nëntor në disa orë të pasdites më forcoi edhe më shumë në përshtypjen se ka një rënie në kërkesë që mbyllet me blerje dhe jo vetëm prekje e shikim të librit. Jo në çdo stendë kishte reduktim në çmime dhe veçanërisht librat e rinj shiteshin me çmimin e caktuar dhe jo me çmim promocional.

Në kushte të vëzhgimit të kërkesës në rënie, botuesit do të kenë marrë vendimin që vlen të mos bëhet ulje me mendimin që kush ka ndërmend të blejë, do të blejë pavarësisht çmimit duke e fokusuar vëmendjen tek lexuesit e rregullt, të cilët pavarësisht mundësive që kanë, do të kursejnë nga diçka tjetër, por gjithsesi do të blejnë libra dhe tek ata që kanë mundësi të mira ekonomike edhe sot. Nëse sillet në mendje se cilët lloj mallrash e gëzojnë këtë lloj statusi, do të mund të thuhej se janë mallrat e luksit. Por a është kjo strategjia më e mirë për t’u ndjekur nga botuesit? A është libri po kaq produkt luksi në vende të tjera?

Për ta ilustruar sa më mirë gjendjen është bërë si vijon një krahasim mes: çmimeve të librit e bukës në Shqipëri dhe pagave në komunizëm e sot dhe çmimit të librit e bukës dhe pagës mesatare në Austri.

Referenca:
– Për pagë mesatare kam marrë në konsideratë pagën neto të një personi të konsideruar si të shtresës së mesme.
– Për bukë: bukën normale
– Për libër: librin fiction (zhanri roman, publikuar jo si hard cover)

Tabela paraqet rezultatet të cilat analizohen më poshtë:

tabela_jpg

Raporti çmim libri / buke në kohë të komunizmit duke iu referuar librave nga kjo kohë, del se ka qenë 1,2. Sot ky raport duke iu referuar librave të publikuar sot, del se është 12,5. (Ndoshta mund të jetë diçka më shumë ose më pak.) Mund të justifikohet kjo me atë që në ditët e sotme arti i të shkruarit ka marrë pak më shumë vlerën që duhet t’i njihet në të vërtetë dhe çmimet janë konkurruese e derisa këto janë çmimet, do të thotë që përballohen nga tregu dhe janë rezultat i tij. Por le t’i referohemi gjendjes në një vend perëndimor që njihet se ka lexues të mirë, Austria. Po i njëjti raport aty është pak a shumë sa në Shqipëri. Por ndërkohë një element tjetër futet në lojë, paga. Gjendja e pagës tregon që në Shqipëri pavarësisht se paga është gati 4 herë më e ulët se në Austri, çmimet e librave janë thuajse njësoj. Kjo reflektohet tek sasia e librave që mund të blihen me pagën sikur të mos blihet asgjë tjetër.

Me nivelin e ndryshëm të pagës, shihet që mund të blihet pak a shumë e njëjta sasi buke, por ndërkohë mund të blihet gjysma e sasisë së librave. Dhe duke e krahasuar me si ka qenë gjendja në komunizëm, shihet se libra të rinj mund të blihen po ashtu gati gjysma e sasisë që bliheshin në komunizëm.

Ky krahasim dhe kjo analizë mund të ndihmojë të kuptohet se pse në rast se vihet re një tendencë në zbritje në blerjet apo ngurrim e shtyrje në kohë të blerjeve të mundshme të librave, faji nuk mund t’i mbetet lexuesve. Për të pasionuarit mes tyre, të cilët duan të blejnë libra për të pasuruar bibliotekën personale, mbetet që “shpëtim” të jenë librat e vjetër në qarkullim që blihen në rrugë. Ndoshta uljet në çmime të librave nuk do të pasoheshin nga ndonjë ndryshim i rëndësishëm në tendencë, se ndërkohë ne shqiptarët jemi kaq shumë të përqendruar në gjëra të tjera, sa nuk kemi më mendje për librat. Por qoftë edhe për arsye të pastra biznesi (për maksimizimin e fitimit) do t’ia vlente që të provohej si strategji nga botuesit, të paktën për një kohë mjaftueshëm të gjatë sa për të pasur një krahasim të numrit të shitjeve për titull e vlerës shtesë së realizuar nga këto shitje me çmim më të ulët. Mund të provohej me botim të të njëjtit titull në dy lloj cilësish, në formë elektronike krahas asaj të shtypur e të tjera mënyra për të cilat tregjet e huaja më të zhvilluara të librit mund të merren si referencë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0