Çmenduri, miliarderi ngre supermakinën sportive deri në katin e 57 - Business Magazine Albania

Çmenduri, miliarderi ngre supermakinën sportive deri në katin e 57

Një miliarder ka ngritur supermakinën e re që kishte blerë deri në katin e 57, në apartamentin e tij luksoz prej 39 milionë dollarësh, në Melburn të Australisë.

Adrian Portelli, i cili njihet si “Mr Lambo” për dashurinë e tij për makinat sportive, postoi në Instagram fotot e makinës së re, një McLaren Senna GTR, që i ka kushtuar 3 milionë dollarë.

Lexo:6 këshilla për të gjetur dhe punësuar shpejt talentin kryesor

“Foto me makinën time të re në katin e 57-të. Shumë falemnderit të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë jashtëzakonisht surreale”, lexohet në postimin e tij në rrjetin social.

Mendohet se pasuria e 34-vjeçarit Portelli është rreth 350 milionë dollarë. 9news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0