Cilësitë që diferencojnë njerëzit shumë të respektuar - Business Magazine Albania

Cilësitë që diferencojnë njerëzit shumë të respektuar


Respekti nuk është diçka që jepet automatikisht. Ai duhet fituar. Kur jeni në pozitën e një lidershipi, është e deyrueshme që njerëzit të cilët punojnë me ju t’ju respektojnë. Ata mund të respektojnë zakonet e tua të punës, inteligjencën tuaj ose aftësinë tuaj për të mbyllur marrëveshje. Por të respektosh është më shumë se kaq. Nëse ju mund të fitoni respektin e tyre si një person, atëherë vërtet që ia keni arritur.

Ja disa këshilla për të fituar pak më shumë respekt në punë. 

1. Ji i sjellshëm

Ji gjithmonë i sjellshëm me këdo që takon gjatë ditës, që nga pjesëtarët e familjes deri te kolegët, e deri te kasieri në dyqanin e ushqimeve. Jepuni të tjerëve respektin që do donit të merrnit vetë. Bëj veprime xhentilese. Hape derën e dyqanit për personin që ndodhet pas teje, ose lëre të kalojë të parin një person me gjëra në dorë në market. Thuaj “të lutem” dhe “falemnderit” sa herë që është e mundur.

2. Vepro me respekt

Elemino sjelljet që tregojnë mungesë respekti si rrotullimi i syve, të ndërpresh dikë duke folur ose të flasësh negativisht për dikë. Jo vetëm që nuk janë të mira këto veprime për personin me të cilin po ndërvepron, por shmangin ose parandalojnë një përfshirje ose zgjidhje të mëtejshme të çështjeve dhe krijojnë një ngërç që bëhet i vazhdueshëm. Në vend të kësaj, nxisni një mjedis ku dëgjohet me respekt. Çdokush meriton të dëgjohet, edhe nëse nuk bini dakord me pikëpamjet dhe opinionet e personit. Konsideroni se si do të donit të trajtoheshit nëse do të kishit diçka për të thënë, veçanërisht kur është një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar.

3. Dëgjo mirë atë që thuhet

Dëgjimi është një proces aktiv, jo pasiv. Mendo para se të flasësh. Më së shumti në bisedat e përditshme, komentet e një personi lindin disa mendime në kokën e dëgjuesit, i cili më pas sjell edhe hostorinë e tij që ndodhet po në të njëjtën linjë me atë të folësit. Në vend që të tregosh “përrallën” tënde, bëj pyetje që inkurajojnë folësin të tregojë edhe më shumë. Shumica e njerëzve do të të lavdërojnë që ti tregove kujdes.

4. Ji ndihmues

Njerëzit e fitojnë respektin duke qenë gjithmonë gati për të shtrirë dorën kurdoherë që lind nevoja për ta ose vërejnë një mundësi për të ndihmuar. Kërko mundësi që më parë mund t’i kishe anashkaluar për ndihmë. A ka nevojë një koleg për ndihmë me një projekt të madh? A mund të pish një filxhan kafe me dikë? Mundohu të jesh i dobishëm herë pas here gjatë ditës.

5. Mos u justifiko

Veprimet e tua bazohen te zgjedhjet e tua dhe të nxjerrësh disa rrethana të paparashikuara, nuk ka nevojë për justifikime. Mbaj përgjegjësi për veprimet që bën. Për shembull, nëse je vazhdimisht me vonesë, mos bëj justifikime që nuk ia vlejnë. Merr përgjegjësi për veprimet e tua dhe në vend që t’i bësh zakon mundohu t’i lësh në të kaluarën dhe të bësh më mirë në të ardhmen. Në vend që të fokusohesh tek e meta pyet veten, “Si mund ta ndreq sjelljen time ose situatën?”

6. Mos mbaj inat

Mbajtja e inatit ose mërisë nuk dëmton askënd përveç vetes tënde. Nëse mërzitesh, lejoja vetes të jesh i/e inatosur për momentin, por më pas ec përpara dhe madje ndreq situatën ose hidhe pas krahëve. Jepi vetes dhe të tjerëve pak kohë. Fal, dhe më pas harro.

7. Ji i gatshëm të ndryshosh

Të qënit kokëfortë nuk do të të çojë askund. Kupto se procesi i evoluimit përfshin një ndrsyhim. Bëj një përpjekje që të rritesh si person; mëso zotësi të reja, provo aktivitete të reja, dhe në mënyrë të veçantë riekzamino sjelljet automatike. Dhe mos harro të urosh veten në progresin që bëhet në rrugën e të përmirësuarit të saj.

 

/Shkruar nga Jacqueline Whitmore, Publikuar nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0