Cila është koha më e mirë për produktivitetin maksimal në zyrë - Business Magazine Albania

Cila është koha më e mirë për produktivitetin maksimal në zyrë

~4 minuta lexim

Studimet kanë zbuluar se punonjësit në zyrë janë më produktivë në orën 10:22 të mëngjesit, përpara se të arrijnë një rënie të produktivitetit në orën 13:27. Studimi zbuloi se pasditja ishte gjithnjë e më e keqe për produktivitetin, me një rënie të mëtejshme në orën 14:06.

Gati 58 për qind e punonjësve e kanë të vështirë të kalojnë një ditë në punë pa pasur ngritje dhe ulje të niveleve të produktivitetit.

Kalimi i një kohe të madhe përpara kompjuterit (27 për qind), ndërprerja e punës nga kolegët në zyrë (24 për qind) dhe mungesa e pushimeve të mjaftueshme nga kompjuteri (22 për qind) janë ndër arsyet kryesore për të mos u ndjerë vazhdimisht produktivë në punë.

Një zëdhënës i Office Freedom, kompania e cila porositi studimin, tha: “Mund të jetë e vështirë që të ruani fokusin gjatë ditës së punës.”

“Ka një mori shpërqendrimesh të ndryshme që mund të na largojnë mendjen nga puna jonë dhe nga gjërat ku supozohet të përqendrohemi.”

“Të pasurit e një mjedisi pune që ju ndihmon të jeni më produktiv është i rëndësishëm, pasi bën të mundur që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj.”

Studimi i kryer nga OnePoll zbuloi se më shumë se gjysma (54 për qind) e të anketuarve ranë dakord se ishin më produktivë rreth kolegëve në zyrë në krahasim me punën nga shtëpia.

Nga ana tjetër, 38 për qind e të anketuarve deklaruan se puna në një mjedis zyre ndihmonte në rritjen e produktivitetit të tyre, krahasuar me 22 për qind që mendonin se kjo pengonte mundësinë e tyre për të punuar.

Për pothuajse dy të tretat e punonjësve (65 për qind), të qenët pranë kolegëve është pjesa më e mirë e punës nga zyra.

Nga ata që deklaruan se të qenët në një zyrë rriste efektivitetin e tyre, pothuajse gjysma (48 për qind) thanë se arsyet për këtë ishin mjedisi më i mirë i punës dhe të qenët pranë të tjerëve (48 për qind).

Megjithatë, nivelet e zhurmës (36 për qind), temperatura e dhomës (32 për qind) dhe kolegët që bëjnë shumë pyetje (32 për qind) ishin dëmtuesit kryesorë të produktivitetit në vendin e punës, sipas të anketuarve.

Nivelet e energjisë arrijnë nivelin e tyre më të ulët në fillim dhe në fund të një jave të zakonshme pune, me pothuajse një të katërtën (24 për qind) e të anketuarve që konsiderojnë të hënën dhe të premten si ditët ku ata kanë më pak energji.

Në një ditë të zakonshme pune, njerëzit ankohen ose nënkuptojnë se janë të lodhur mesatarisht tre herë.

Pirja e kafesë (31 për qind), shëtitjet jashtë mjedisit të  punës (25 për qind) dhe pirja e një filxhani çaj (24 për qind) ishin mënyrat kryesore me të cilat punonjësit i japin vetes energji për t’u ndjerë më produktivë në vendin e punës.

Zëdhënësi shtoi: “Ka kaq shumë faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në mënyrën se si ne e shohim ditën e punës.”

“Zyra duhet të jetë një vend ku ju mund të komunikoni dhe të bashkëpunoni me kolegët.”

“Për më shumë se gjysmën prej nesh, të qenët pranë kolegëve është aspekti që vlerësojmë më shumë për punën nga zyra.” / Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0