Sigurisht, ne të gjithë i duam heronjtë, por kjo nuk i bën gabimet e antagonistëve më pak të dobishme. Ju mund t’i hidhni një sy botës së biznesit dhe të shihni që njerëzit bëjnë gabime të dëmshme gjatë gjithë kohës, të cilat mund të shmangen.
Lexoni: Saktë dhe qartë: Çfarë është dhe kujt i shërben Bursa Shqiptare e Titujve?
Edhe pse një investitor nuk mund të ketë jetën apo lirinë e tij në rrezik, mund të ketë shumë për të humbur – potencialisht çdo cent – kur ai ose ajo bën gabime. Meqënëse personazhet negativë e kanë suksesin kundër tyre në krahasim me heronjtë e librave, ne mund të mësojmë shumë prej tyre për ato që nuk duhet të bëjmë. Analizimi i gabimeve dhe shmangia e tyre mund të të bëjnë një investitor më të zgjuar.
Business Magazine në këtë artikull iu përshkruan disa nga gabimet më të zakonshme të personazheve negative dhe se si investitorët mund t’i kapërcejnë ato.
1. Ambicia e shfrenuar
Është e rëndësishme që investitorët të jenë të niveluar në vendimmarrjet e tyre, sepse ajo që duket si një investim i mirë në sipërfaqe nuk mund të jetë kështu. Nëse dëshira juaj për të bërë para të shpejta iu çon në blerjen e aksioneve që janë në rrezik falimenti, mund të jetë një zhgënjim për ju. Përderisa rreziku dhe shpërblimi shkojnë dorë për dore, duke ndërmarrë atë në ekstrem është e rrezikshme, veçanërisht nëse ju jeni duke u shtyrë vetëm nga ambiciet për para.
Personazhet negative e bëjnë shpesh këtë gabim; Shikoni Red Skull, ushtarin super nazist dhe vrasësin masiv – në thelb binjaku i keq i Kapiten Amerika. Red Skull kujdeset më shumë për pushtimin e botës për të sunduar plotësisht sesa për të ndaluar Cap-in.
Ky është gabimi fatal i Red Skull: i verbuar nga ambicia e tij, ai nuk arriti të kuptojë kërcënimin e vërtetë që Steve Rogers paraqiti. Gjithashtu, ai i ngarkoi forcat e tij, ushtrinë e tij personale, të përgatitej për dominimin botëror edhe pse forcat amerikane ishin në pragun e tyre.
Është e qartë, Red Skull ka marrë vendime impulsive, duke mos u kujdesur aspak, për pasojat e mundshme. Me pak fjalë, veprimet tuaja duhet të përputhen me “oreksin” tuaj të riskut.
2. Dështimi për t’u diversifikuar
Diversifikimi është një teknikë e njohur e menaxhimit të rrezikut dhe ndërsa ju me siguri mund ta teproni, vendosja e “vezëve” në shporta të ndryshme rekomandohet fuqimisht. Në fund të fundit, nëse një ose disa investime dështojnë ose tregu ndryshon papritmas, humbja është më e vogël se sa do të ishte në rast të kundërt.
Personazhet negativë të librave janë shumë të këqinj në administrimin e rrezikut. A mendoni se Lex Luthor po planifikonte të pengonte një duzinë heronjsh, apo vetëm Superman-in? Ndoshta nëse ai do të kishte shumë projekte të tjera në zhvillim e sipër, humbjet e tij të vazhdueshme ndaj Kal-El nuk do ta çonin në gjëndje shumë të keqe. Po kështu, pa marrë parasysh se sa jeni duke investuar emocionalisht në një sipërmarrje, ky diversitet mund të jetë dallimi mes qëndrueshmërisë dhe peshës së rënies.
3. Krenaria dhe këmbëngulja
Këmbëngulja, megjithëse përgjithësisht një tipar pozitiv, nuk është gjithmonë një gjë e mirë në financa, pasi investitorët e aftë e dinë se kur duhet të largohen. Kjo do të thotë t’u thuash jo investimeve të këqija, të braktisësh ato që dështojnë dhe të bësh rregullimin e strategjive në mënyrë periodike.
Merrni si shembull Bane, njeriu muskuloz që i theu shpinën Batmanit. Pas kthimit triumfues të Batman në Gotham, ku ai mblodhi policinë e Gotham në një sulm të zgjuar në Lidhjen e Shadows, Bane, si shumë personazhe negative ishte tepër krenar për t’u përkulur nga një betejë. Në vend që të pranonte humbjen dhe të tërhiqej për të luftuar një ditë tjetër, Bane bëri qëndrimin e tij të fundit – dhe vdiq.
Sa herë një personazh negativ ka njoftuar për planin e tij të keq në kohë për t’u kapur, vrarë apo burgosur? Sa për krenarinë, gabimi fatal i Bane ishte që e la Batmanin të gjallë – pasi vetëm kështu Batman mund të shihte shkatërrimin e Gotham nga larg. Por ai nuk e llogariti që Batman do të arratisej dhe do të luftonte Bane.
Lexoni: Presidenti Trump dhuron 50 milionë $ për të ndihmuar sipërmarrëset femra
Kur mburreni për investimet tuaja dhe këmbëngulni për t’i bërë ato, mund të rezultojë në marrje të vendimeve të këqija – sepse nuk doni të pranoni që jeni gabim.
4. Zgjedhja e shoqërisë së keqe
Ndihmësit nuk janë të njohur për zgjuarsinë e tyre dhe kjo kontribuon në dështimin përfundimtar të personazheve negativë . Nëse ky është një vartës tepër ambicioz apo i dobët, shoqëria që ata mbajnë mund të jetë shkatërrimi i tyre.
E njëjta gjë vlen edhe për investitorët: nëse keni shoqëri të keqe aksionere, kjo është një recetë për probleme.
Joker shpesh shoqërohet me përshkrimin nënshtetas klinikisht i çmendur, më i shquari prej të cilëve është psikologu i tij Harley Quinn. Megjithëse të dy duken si një kombinim i krijuar në Parajsë duke marrë parasysh marrëzinë e Joker-së dhe Harley Quinn, e cila shkatërron gjithçka me histerinë e saj. Më keq akoma, ajo është një forcë shkatërruese e natyrës dhe të dy luftojnë me njëri-tjetrin më shumë se sa luftojnë Batman. Ta themi thjesht: Joker dhe Harley Quinn janë shumë jofunksionalë për të qenë një ekip i mirë, pasi njëri është abuziv dhe tjetri njëkohësisht është i nënshtruar dhe sfidues.
Ashtu si personazhet negativë me vartësit e tyre të padobishëm dhe të pasigurtë kanë rezultuar me plane të shkatërruara, nëse ju jeni pjesë e një shoqërie të keqe, largohuni nga ajo.
5. Lejoni emocionet t’iu drejtojnë
Shumë personazhe negativë duket se nuk kanë asnjë emocion apo empati, por të tjerë si Poison Ivy, Catëoman dhe Riddler – janë shumë të motivuar emocionalisht, domethënë me lakminë, zemërimin, apo urrejtjen.
Në të njëjtën mënyrë, emocionet që motivojnë vendime të këqija në investim janë kryesisht lakmia dhe frika. Sipas Investopedia, “Emocioni i njeriut është ndoshta armiku më i madh i investimeve të suksesshme.”
Si investitor, ju nuk mund (dhe nuk duhet) të hiqni dorë plotësisht nga humanizmi juaj, por ndonjëherë keni nevojë për të vendosur ndjenjat tuaja për të marrë vendime racionale. Gjithkush tjetër do të blejë dhe shesë në bazë të anshmërisë emocionale; Kapërcimi i këtyre instinkteve do të çojë në vendime të shëndosha për investime dhe do t’ju veçojë nga pjesa tjetër.
Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga gabimet e Uber dhe Travis Kalanick?
Natyrisht, personazhet negative janë të trilluara, investitorët janë personazhe shumë më pak interesante, por shumë cilësi të këtyre personazheve negative janë të rrënjosura në të metat e njerëzve të vërtetë. Gabimet e tyre lehtësisht mund të jenë tuajat nëse jeni të pakujdesshëm.
Sigurohuni që të jeni të informuar dhe do të jeni shumë më të suksesshëm në botën tuaj.
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.