Çfarë duhet të dini para se të investoni në një ICO (Ofertat Fillestare për Monedha)? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të dini para se të investoni në një ICO (Ofertat Fillestare për Monedha)?


Autoriteti Evropian i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë u tërheq vëmendjen investitorëve europianë lidhur me Ofertat Fillestare për Monedha (Initial Coin Offerings, ICO), duke i cilësuar si investime spekulative.

Një ICO është një mënyrë inovative për të mbledhur para nga publiku duke përdorur të ashtuquajturat ofertë fillestare xhitoni ose shitje xhitoni. Në një ICO një biznes, individ lëshon një xhiton dhe i vendos ato për shitje në këmbim të parave si euro apo zakonisht monedha virutale si bitcoin ose etherum.

Lexoni: Edhe Shqipëria me tregtues të monedhës virtuale. Ja cilët janë ata dhe çmimet e tregtimit

“ESMA u tërheq vëmendjen investitorëve për rrezikun e lartë të humbjes së gjithë kapitalit të tyre të investuar pasi që ICO-të janë investime shumë të rrezikshme dhe spekulative. Çmimi i monedhës është zakonisht mjaft i paqëndrueshëm dhe investitorët mund të mos jenë në gjendje t’i rikompensojnë luhatjet për një periudhë të gjatë,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ESMA.

Një tjetër rrezik i rëndësishëm lidhet me faktin se, në varësi të mënyrës se si ato janë të strukturuara, ICO-të mund të veprojnë jashtë kuadrit të veprimit të ligjeve dhe rregulloreve të BE-së dhe në këtë rast investitorët nuk mund të përfitojnë nga mbrojtja që këto ligje dhe rregullore japin për ta. ICO-të janë gjithashtu të ndjeshme ndaj rrezikut të mashtrimit apo pastrimit të parave.

Autoriteti Evropian i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë, ESMA ka vërejtur një rritje të shpejtë të ICO-ve në nivel europian dhe global dhe është i shqetësuar se investitorët mund të mos jenë në dijeni të rreziqeve të larta që ata po ndërmarrin kur investojnë në ICO.

Lexoni: Estonia hedh idenë e monedhës virtuale shtetërore “estcoins”

Më tej, ESMA është e shqetësuar se firmat e përfshira në ICO mund të kryejnë aktivitetet e tyre pa u pajtuar me legjislacionin përkatës të BE-së.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0