Edhe Shqipëria me tregtues të monedhës virtuale. Ja cilët janë ata dhe çmimet e tregtimit - Business Magazine Albania

Edhe Shqipëria me tregtues të monedhës virtuale. Ja cilët janë ata dhe çmimet e tregtimit


Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend.

Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo edhe transksionet i bëjnë gjithnjë në vende publike. P.sh. përdoruesi BtcExMtl do të shesë bitcoin me çmimin e luhatshëm 1876.14 EUR / BTC, ku shuma minimale që mund të fillojë tregtimi është 300 euro. Tregtuesi lë takim me të interesuarin për të blerë bitcoin në një ambient publik. Ky tregtues rezulton ta ketë hapur llogarinë tre vjet më parë dhe ka më shumë se 1000 tregtime të konfirmuara me 678 partnerë të ndryshëm.

Lexoni: Banka e Shqipërisë paralajmëron rrezikun e përdorimit të monedhës virtuale BITCOIN

Një tjetër tregtues, DragosWarrior, po në Tiranë, e blen monedhën virtuale me çmimin 1596.65 EUR / BTC. Në këmbim të blerjes së monedhës tregtuesi jep euro në cash. Ai thotë se vendi i preferuar i takimit është publik (ndonjë bar-kafe), ndërsa edhe shkëmbimi do të bëhet po në vend publik. Ky tregtues e ka krijuar llogarinë 2 vjet e 6 muaj më parë dhe ka 100 tregtime të konfirmuara me 92 partnerë të ndryshëm.

Lajmin dhe linkun e informacionit për tregtuesit, faqja zyrtare e Bitcoin.com e ka dhënë kur ajo ka ripublikuar një deklaratë të Bankës së Shqipërisë, e cila paralajmëronte publikun për 5 rreziqet e monedhës virtuale. “Kjo është hera e parë që Banka e Shqipërisë ka publikuar një paralajmërim rreth bitcoin, që ende ka një pjesë shumë të vogël tregu në vend dhe vetëm një grusht tregtuesish Localbitcoin.” Në fund të artikullit Bitcoin.com ka pyetur lexuesit se çfarë mendojnë ata rreth paralamërimit të Bankës së Shqipërisë.

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë  paralajmëroi se ajo nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e liçencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë.

Lexoni: Kosova me sytë nga Bitcoin, investojnë rreth 800 mijë euro

Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thonë se nuk ka asnjë kompani të liçencuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale.

tregtues

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0