Çfarë duhet të dimë për përdorimin e emocioneve në marketing? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të dimë për përdorimin e emocioneve në marketing?


Një nga gjërat më të bukura rreth njerëzve është aftësia e tyre për të ndjerë. Kjo është ajo që na lejon të lidhemi me të tjerët dhe të mos kalojmë një jetë si robotë. Dhe marketerët kanë kapur këtë tipar, duke mësuar dhe aplikuar shkencën se si të shkaktojnë një reagim emocional tek klientët potencialë.

Por ndërsa marrim më shumë informacion, duhet të fillojmë të zhvillojmë praktikën. Një studim i ri nga Deloitte Digital sugjeron se mund të na duhet të rishikojmë mënyrën se si mendojmë për emocionet, racionalitetin dhe ndërveprimin e konsumatorit.

Lexoni: Këto janë 10 aftësitë që ju duhen për të qenë të mirë në punën që dëshironi

Është një marrëdhënie dhe emocionet kanë rëndësi në këtë mes

Studimi i Deloitte mbledh informacion nga një sondazh i përafërsisht 800 konsumatorëve, si dhe një panel prej 112 pjesëmarrësish shtesë. Ata gjithashtu patën në analizë 91 milionë postime të mediave sociale.

Një zbulim kyç në studim është se konsumatorët absolutisht e shohin lidhjen e tyre me markat si një marrëdhënie reale dhe ata duan të trajtohen si një mik nga fillimi deri në fund. Kjo do të thotë që markat duhet të personalizohen, të jenë të përgjegjshme dhe të dobishme dhe të demonstrojnë ndërgjegjësim kontekstual në çdo ndërveprim nëpër platformat e ndryshme që përdorin klientët.

Por një tjetër zbulim i studimit ishte se, ndërkohë që emocionet kontribuojnë në vendimin për blerje përgjatë udhëtimit, konsumatorët nxiten më shumë nga emocionet për një markë. Ata janë më racionale në fillim dhe në fund të marrëdhënies, duke marrë parasysh elementë si çmimi ose programet e besnikërisë.

Për të treguar këtë statistikisht, 60% e klientëve afatgjatë përdorin të njëjtën gjuhë që do të përdornin për miqtë, kafshët shtëpiake dhe familjen (p.sh., dashuri, adhurim, lumturi) kur flasin për markën. Dhe kur ata largohen, 70% tregojnë arsye racionale, të tilla si porosi të gabuara. Vetëm 18% përmendin arsye emocionale, të tilla si sjellja e ashpër nga një punonjës.

Pra udhëtimi duket si ky, siç përmblidhet në raportin e studimit:

  1. Vlerat e përbashkëta dhe të menduarit racional i sjellin klientët tek ju
  2. Emocionet shërbejnë për të frymëzuar besnikërinë, advokimin dhe preferencën
  3. Racionaliteti fillon me incidente që largojnë besimin që klienti ka për ju (p.sh., çmimi që luhatet për asnjë arsye, cilësia e ulët, përdorimi i të dhënave të klientit në mënyra të papritura, etj.)
  4. Përgjigjia empatike forcon lidhjen emocionale, duke parandaluar humbjen e konsumatorit

Kushtojini vëmendje të veçantë kësaj pike të fundit. Kjo është ajo ku shumica e liderëve dështojnë.

“Kompanitë kanë një sens të mirë se si të angazhohen emocionalisht në kontekstin e marketingut,” thotë Timothy Greulich, udhëheqës i praktikës së menaxhimit për Deloitte Digital, “por kur lëvizim në marrëdhëniet pas shitjes, kjo është ajo ku bashkëveprimi bëhet më shumë transaksionar dhe më pak i personalizuar.”

Ndërveprimi i humanizuar shpëton besnikërinë

Greulich thotë se klientët do të jenë besnikë të një marke në bazë të investimeve që bëni në produktin ose shërbimin tuaj. Por është kritike për udhëheqësit që të kuptojnë se konsumatorët besnikë kanë nevojë për një përgjigje të humanizuar kur problemet shfaqen dhe ky ndërveprim emocion-centrik luan një rol jetësor në përcaktimin e mbajtjes së tyre.

Lexoni: Dy akademitë që ofrojnë trajnime në fushën e sipërmarrjes dhe marketingut dixhital

“Duke dëgjuar dhe duke kërkuar feedback në të gjithë udhëtimin e konsumatorëve,” thotë Greulich, “liderët e biznesit mund të kuptojnë më mirë nevojat / dëshirat e klientëve të tyre dhe të angazhohen në një mënyrë më relevante, emociounese. Konsumatorët shprehen për një ndjenjë të lidhjes me markat dhe nëse bëhet siç duhet, markat mund të nxisin marrëdhëniet me klientët më shpejt”.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0