Çfarë duhet të bëni kur biznesi juaj i vogël duhet të rrisë fuqinë punëtore? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëni kur biznesi juaj i vogël duhet të rrisë fuqinë punëtore?


Në jetën e çdo biznesi të vogël, vjen një kohë kur ai duhet të rritet.

Por rritja e stafit nuk është vetëm shtimi i disa personave në organizatën tuaj – ju duhet të ndërtoni sisteme që do të rrisin performancën, të krijoni një kulturë të qëllimit dhe sigurisht gjetja e njerëzve më të talentuar. Dhe ky është vetëm fillimi.

Më poshtë janë disa këshilla se çfarë duhet të bëni:

1. Punësoni për të rritur performancën
Të punësosh talente të mëdha në biznesin tuaj do të krijojë një kulturë performance që replikohet veten.

2. Mendoni për zhvillimin e talenteve
Zhvillimi i talenteve fillon me procesin tuaj të punësimit. Shikoni për kandidatë me potencial.

3. Krijoni një kulturë produktive
Trajtojini punonjësit tuaj si familje dhe ata do të punojnë shumë për ju dhe biznesin tuaj.

4. Duhet të njihni vendet ku keni mangësi
Ju nuk mund të jeni i mirë në çdo gjë, por mund të rrethoni veten me njerëz që mbushin boshllëqet e njohurive tuaja.

5. Ndërtoni një fuqi punëtore të shumëllojshme
Punësimi i individëve të ndryshëm do të ndihmojë biznesin tuaj të tërheq audiencë të ndryshme globale.

6. Klasifikoni fuqinë tuaj punëtore
Punësoni një ekspert për t’ju ndihmuar të bëni dallimet mes punonjësve dhe kontraktorëve.

7. Frymëzoni fuqinë tuaj punëtore
Ndërtimi i një kompanie me një qëllim do t’i mbajë punonjësit tuaj të motivuar.

8. Tërhiqni talente
Një kulturë e madhe e kompanisë mund të jetë pasuria juaj më e madhe në procesin e punësimit.

9. Mbani dritën tuaj të kulturës
Ju mund të ndërtoni një kulturë efektive dhe bashkëpunuese duke inkurajuar punonjësit që të argëtohen.

10. Krijoni një staf ekspertësh
Ju mund të mendoni se nuk mund të përballoni një ekspert, por mund të përfundoni duke shpenzuar më shumë në burimet e jashtme.

11. Rregullojini mangësitë e njohurive tuaja
Ka disa punë që ju nuk mund t’i bëni vetë. Punësoni disa ekspertë në mënyrë që ju mund të përqëndroheni në çështje më të rëndësishme.

12. Menaxhoni procesin e punësimit
Mos u mbështesni shumë në rezymetë. Njihuni me kandidatët tuaj personalisht dhe përcaktoni nëse ata i përkasin kompanisë tuaj.

13. Bëni lëvizje vendimtare të personelit
Mos i lejoni punonjësit që nuk e bëjnë punën siç duhet të rrinë përreth jush.

Investoni në një staf të trajnuar mirë.

 

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0