
Auto
Tesla do të dorëzojë kamionët e parë “Semi” në 1 dhjetor për Pepsi
Tesla ka filluar prodhimin e kamionit të saj të shumëpritur “Semi” dhe planifikon që dërgesat e para t’ia dorëzojë Pepsi-t deri më 1 dhjetor, sipas një postimi në Twitter nga CEO, Elon Musk. Kompania e pijeve joalkoolike ka porositur 100 nga automjetet e transportit elektrik në dhjetor 2017, vetëm një muaj pasi ishte shpallur prodhimi.