Pse makina juaj e radhës duhet të jetë Kia Sportage - Business Magazine Albania

Pse makina juaj e radhës duhet të jetë Kia Sportage

Kia Sportage

Është një fakt i njohur se SUV dhe crossovers janë makinat më të shitura përgjatë viteve të fundit. Me më tepër njerëz që kanë nevojë për komfort në makinat e tyre kompakte, prodhuesit e makinave normalisht po përgjigjen duke dizenjuar produkte të reja.

Kia Sportage 2022 është një ndër makinat më të mira në këtë department dhe vjen në një çmim plot leverdi për shërbimet që ofron si dizajni inovativ dhe teknologjia e lartë e përdorur në të. Më poshtë ne do të listojmë disa arsye se përse makina juaj e ardhshme duhet të jetë Kia Sportage.

Kia Sportage 2022 ofron pamje, motorë dhe shërbime të ndryshme për stile të ndryshme drejtimi

Kia Sportage 2022 nuk është një crossover sportiv me nisjen më të shpejtë, por është tepër praktike dhe e rehatshme. Kjo makinë vjen në 7 modele të ndryshme mes të cilave ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet më tepër stilit tuaj të drejtimit. Secila prej këtyre modeleve është e pajisur me shërbime dhe çmime që i përshtaten buxheteve të ndryshme.

Gjëja më e mirë e Kia Sportage 2022 është fuqia hibride e saj. Motori standard ka kapacitet prej 1.6 litrash me 4 cilindra, që ofron 187 kuajfuqi dhe vjen me një transmision automatik me 8 marshe. Ndërkohë që opsioni hibrid vjen me një motor 1.6 litra me 4 cilindra dhe një motor elektrik, të cilat së bashku gjenerojnë 226 kuajfuqi. Bateria në modelin hibrid mundëson që makina të kryejë 41.4 km vetëm duke përdorur energjinë elektrike.

Dizajni origjinal i Kia Sportage 2022

Përmes pamjes së re tepër origjinale me drita të holla kjo makinë mund të njihet nga një largësi mjaft e madhe. Qëndrimi i lartë, trupi më i madh se më parë dhe një tavan me dy tone të ndryshme vetëm përmirësojnë pamjen e Kia Sportage 2022.

Kia ka arritur që në kërë makinë të zbusë vijat e mprehta në pjesën e parme duke ruajtur pamjen “agresive” me dritat unike.

Pajisjet teknologjike në Kia Sportage 2022

Pjesa e brendshme e Kia Sportage 2022 është shumë e thjeshtë për t’u pëlqyer. Dizajni modern përfshin një ekran të madh digjital dhe kontrolle intuitive që e bëjnë më të pëlqyeshme eksperiencën e drejtimit të një makine të tillë.

Lexo: Mektrin Motors, në AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA me prurjet më të fundit

Kia Sportage ofron lidhjet Apple Carplay dhe Android Auto, një karikues wireless për smartphone-in tuaj, Wi-Fi, porta karikimi USB, ndenjëse me ngrohje dhe shumë shërbime të tjera që ju mund të shtoni gjatë porositjes së makinës.

Kia Sportage 2022 nuk i mungojnë as shërbimet e sigurisë. Modeli standard ofron elemente mbështetëse të drejtimit si frenimi automatik i emergjencës kur zbulohet prania e një kalimtari apo çiklisti, sensorë parkimiactive line control.

Për të përfituar më tepër shërbime të tilla, ju mund të konfiguroni makinën sipas dëshirave tuaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0