Studimi i Entit Rregullator të Energjisë: Makinat elektrike me kosto 9 -11 herë më të ulëta se ato me djegie - Business Magazine Albania

Studimi i Entit Rregullator të Energjisë: Makinat elektrike me kosto 9 -11 herë më të ulëta se ato me djegie

makinave elektrike

Theksi i shtuar për uljen e ndotjes në ambient, alternativave më të qëndrueshme në afatgjatë dhe rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike.

Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ane e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind por këto masa kanë një efekt të pamatur.

Lexo edhe: Gjigandi i mjeteve me qera do të blejë 175 mijë makina elektrike nga General Motors

Pavarësisht kësaj panorama një studim i Entit Rregullator të Energjisë ka dalë në përfundimin se leverdishmëria e makinave elektrike mbetet e lartë në raport me ato me djegie. Enti ka analizuar në një tabelë tre modele mjetesh një elektrike, një me naftë dhe një me benzinë ku për një kilometër kostoja e asaj elektrike është 1.82 lekë, e asaj me benzinë 21.6lekë dhe asaj me naftë 16.45 lekë.

“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volksëagen me performancë të ngjashme. Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizon Enti.

Lexo edhe: Një crossover me performancë të lartë si Kia EV6 GT

Në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi” Enti është ndalur edhe tek kostot fillestare të blerjes së një mjeti. Për ato elektrike kostot rezultojnë më të larta por që falë subvencioneve që bëhen në botë nga qeveritë dhe kostoja e ulët mujore kthimi bëhet me shpejt sesa mjetet me djegie. Enti ka llogaritur që mesatarisht në një vit një individ të qarkullojë 10 mijë kilometra me mjet dhe në këtë hark kohor të ketë shpenzuar 1378 kilovat/orë. Në Shqipëri energjie në stacionet e karikimit ofrohet për 14 lekë çka do bënte që kostoja totale për këto 10 mijë kilometra të ishte 19 292 lekë apo 1600 lekë në muaj.

“Makinat elektrike kanë një kosto blerjeje më të lartë se makinat me djegie të brendshme, por nga ana tjetër arrin një kosto totale më të ulet se ajo e makinave tradicionale. Subvencionet janë një stimul i madh në kalimin tek një makinë elektrike, sebashku me taksat e makinës që mund të jenë të papërfillshme, siguracion dhe mirëmbajtje me çmime më të ulëta krahas makinës tradicionale. Vit pas viti, këto kosto vijojnë të jenë më të ulta krahasuar me kostot e makinave tradicionale, çka do të thotë që makinat elektrike fillojnë të paguajnë veten e tyre shumë përpara se te arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre”, thuhet në dokument.

I njëjti ka analizuar se numri i mjeteve elektrike mbetet i ulët dhe po kështu edhe i stacioneve të karikimit të cilat në gjithë vendin llogariten në 42 ku më shumë se gjysma e tyre në Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0