
Strategy
Si të transformoni punonjësit “e vështirë” në elementë suksesi për skuadrën tuaj?
Ju shpenzoni orë të panumërta duke rekrutuar skuadrën perfekte. Ju i trajnoni ata dhe u siguroni mjetet që do t’u duhen që ata të bëhen punonjës të suksesshëm. Ju keni ekspertin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, Sherin; gjeniun e burimeve njerëzore, Majk; Bill dhe Brenda, dyshen energjike të shitjeve. Keni edhe Karen, marketeren më të mirë që keni punësuar ndonjëherë. Por fatkeqësisht, askush nuk e duron dot atë!