7 Gjëra që njerëzit e suksesshëm praktikojnë për një shëndet të mirë

7 Gjëra që njerëzit e suksesshëm praktikojnë për një shëndet të mirë


*Nga Kevin Daum

Është super e vështirë të performosh në majat më të larta kur ndihesh i lodhur dhe kur të ka ardhur në majë të hundës. Të gjithë u dorëzohen me lehtësi të ftohtit rastësor ose dhimbjeve të stomakut, por a e keni vënë re që njerëzit më të suksesshëm duken të pamposhtur?

Nuk është rastësi. Njerëzit e suksesshëm e vlerësojnë veten lart dhe investojnë në mirëqënien e tyre. Ata i gëzohen jetës dhe nuk duan që sëmundjet apo lëndimet t’jua ndërpresin trajektoren atyre. Me dimrin dhe pushimet përpara, nuk ka kohë më të mirë për të menduar rreth të qënit të shëndetshëm. Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm, po ju jap 7 zakone të thjeshta që do t’ju ndihmojnë për një shëndet të mirë dhe të kënaqeni ndërsa arrini majat.

1. Ata i skedulojnë vaktet e ngrënies 

Të ngrënat sporadike ju drejtojnë drejt ushqimeve jo të shëndetshme dhe energjive jo të qëndrueshme. Ushqimi është baza e jetës. Njerëzit e suksesshëm sigurohen që të rregullojnë ushqyerjen e tyre, në këtë mënyrë mund të shmangin uljet e ngritjet në jetë. Vetëm vakte me kafe dhe sheqer do t’ju shkaktojnë një kolaps mendor që do t’ju limitojë performancën në afatgjatë. Sa më shumë ingridientë që të keni në ushqimin tuaj, aq më pak do të fokusoheni te uria dhe etja. Energjinë e fituar mund t’ia dedikoni gjërave më të rëndësishme.

2. Ata e integrojnë dietën e tyre 

Njerëzit e zënë të biznesit nuk mund ta kontrollojnë lehtësisht përmbajtjen e ushqimit që hanë kudo që shkojnë. Do të ketë gjithmonë evenimente, udhëtime dhe mbledhje që do të ‘imponojnë’ ushqimin e disponueshëm. Hani vetëm atë që ju serviret aty dhe do të përfundoni duke e rritur masën e veshjeve tuaja rregullisht. Njerëzit e suksesshëm e dinë se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe mund të improvizojnë në çdo skenar të mundshëm. Ata krijojnë zakone të të ngrënit të shëndetshëm që i bëjnë të ndihen në majë të ‘lojës’. Monitorojeni sasinë e duhur të ushqimit që ju duhet për aktivitetin tuaj.

3. Ata i reduktojnë ushtrimet e tyre

Ndërsa njerëzit plaken, ushtrimet janë më pak se një rregullim i shpejtë që mund t’u bëhet zakoneve jo të shëndetshme të dietave. Ushtrimet, megjithatë, janë kritike për të sjellë në formë trupin dhe shëndetin në terma afatgjatë. Njerëzit e suksesshëm angazhojnë shumë kohë duke qenë aktivë pa e ekzagjeruar me regjimin e ‘spastrimit’. Të ecurit në mënyrë të rregullt dhe të qënit aktivë ju ndihmon që të qëndroni të shëndetshëm nëse e menaxhoni dietën ashtu siç duhet.

4. Ata e trajtojnë mendjen si një muskul

Mendja ka nevojë të ushtrohet, ushqehet dhe relaksohet ashtu si çdo muskul në trupin tënd. Njerëzit e suksesshëm e dinë se të mendosh në mënyrë ekselente nuk vjen pa praktikë dhe pa e mbajtur trupin në formë. Organizojeni mënyrën tuaj kreative të të menduarit kur jeni në krye të detyrës dhe sigurohuni që të bëni një pushim kur ndiheni të lodhur dhe se nuk po duroni dot.

5. Ata mbajnë një qëndrim pozitiv

Kur energjitë negative rrjedhin brenda trupit tuaj ato mund t’ju konsumojnë si trupin edhe mendjen. Njerëzit e suksesshëm gjejnë mënyra për të çliruar stresin emocional dhe për të gjetur pozitivitet në sfidat e përditshme. Ata e shpërblejnë veten për fitoret e vogla, ja arsyeja pse endorfina rrjedh në mënyrë konstante te ta. Dhe më e rëndësishmja, ata qeshin. Ka shumë pak gjëra serioze në biznes të cilave një sipërmarrës me humor të mirë do t’ia lëshonte veten.

6. Ata mbështeten te profesionistët

Shpeshherë të rinjtë ndihen të pamposhtur dhe kujdesen për shëndetin e tyre ashtu siç duhet. Fatkeqësisht për shumë, probleme serioze me shëndetin mund t’u shqafen në mënyrë të papritur në çdo moshë. Një check-up i përvitshëm parandalon në kohë sëmundjen. Njerëzit e suksesshëm e dinë se është më mirë që të marrin ca lajme “të këqija” në fillim, se sa të dëgjojnë lajme dramatike më vonë.

7. Ata gjejnë kohë të pushojnë

Trupi ka nevojë për qetësi për të performuar sa më mirë. Jo vetëm që mungesa e gjumit është “vdekjeprurëse” për shëndetin, por relaksimi është kusht i domosdoshëm për maksimumin e performancës. Njerëzit e suksesshëm skedulojnë kohë për të pushuar. Ata përdorin teknika të avancuara si meditimi për të qetësuar mendjen dhe për t’u rigjallëruar. Është më mirë që ta lini trupin tuaj të ndjekë procesin e rigjenerimit natyral në mënyrë që të përdorni limitet e tij kur të keni vërtet nevojë për to.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0