Chat GPT humb renditjen, Temu aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Chat GPT humb renditjen, Temu aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri!

Teknologjia është tashmë një pjesë e integruar në përditshmërinë e gjithësecilit e ndërsa trendet janë gjithë kohën në lëvizje. Bilancet apo matjet statistikore të zhvendosjeve të aplikacioneve në grafikë, janë një bilanc për kohën e kaluar përpara ekranit apo sesi po investohet më së shumti sot.

Një analizë e tillë është dhe në Shqipëri duke nxjerrë në vendin e parë aplikacionin “Temu”, si më i shkarkuari i kohëve të fundit nga Google Store dhe App Store. “Temu” ka marrë fronin duke lënë të dytin në renditje gjigandin e teknologjisë artificiale, “Chat GPT”.

“Temu” është një treg online, i cili ofron blerje të lehta me çmime tepër të ulëta. Ky treg është pjesë e kompanisë ndërkombëtare PDD Holdings, e njohur gjerësisht për shitjet online.

Ndërkohë në klasifikimet globale, Chat GPT triumfon me 46 milionë shkarkime, ndjekur nga Instagram e Tik Tok, referuar periudhës deri në Mars 2025.

Lexo edhe:Bashkohuni me iniciativën personale të ‘off road elbasan es’ dhe Ervin Skënderi për pyjet tona!

Ndërkohë në vendin e tretë për Shqipërinë, si aplikacioni më i shkarkuar renditet “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, i cili shërben për monitorimin e diabetit. Teknologjika ofron tashmë aplikacione praktike për persona që vuajnë nga sëmundje kronike, duke u ardhur në ndihmë për monitorimin e parametrave shëndetësorë.

Në vendin e 4-t rendimet aplikacioni  “1.1.1.1+ WARP Safer Internet” ose ndryshe “VPN” (Virtual Private Netëork), që ofron akses më të shpejtë për të lundruar në internet duke enkriptuar të dhënat e përdoruesit dhe duke “mashtruar” mbi vendodhjen e përdorimin e pajisjes në rrjetin kompjuterik. Kujtojmë që shkarkimi i VPN nga kompani të ndryshme në Shqipëri theu rekorde në klasifikime pas mbylljes së aplikacionit të Tik Tok në vend.

Ndërsa vendin e 5-të e mban aplikacioni “Roblox”, një platformë online që shërben për krijimin e lojërave, apo për të përdorur lojëra të krijuara nga persona të tjerë. Kjo platformë është kryesisht e dashur për fëmijët dhe të rinjtë.

newsbomb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0