Bashkohuni me iniciativën personale të ‘off road elbasan es’ dhe Ervin Skënderi për pyjet tona! - Business Magazine Albania

Bashkohuni me iniciativën personale të ‘off road elbasan es’ dhe Ervin Skënderi për pyjet tona!

Shqipëria po përballet çdo vit me pasojat e zjarreve që shkatërrojnë pyjet, sidomos temperaturat ekstreme të kësaj vere kanë lënë pasoja të mëdha në të gjithë vendin.

Por ka individë dhe grupe që nuk presin vetëm ndërhyrjen e institucioneve, por e marrin vetë iniciativën për të mbrojtur natyrën. Njëri prej tyre është Ervin Skënderi, i lindur dhe i rritur në qytetin e Elbasanit, Ervini ka shpërndarë energjinë e tij të pakufishme dhe dashurinë për natyrën nëpër male, lugina dhe shtigje të pashkelura. Me një pasion të thellë për makinat dhe motorët, ai ka bërë të mundur që njerëzit të ndiejnë adrenalinën e off road dhe të zbulojnë natyrën e mahnitshme të Elbasanit dhe rrethinave.

Së fundmi ka ndërmarrë një aksion të veçantë: mbjelljen e fidanëve në zonën e Gramshit, aty ku dëmet në sipërfaqet pyjore kanë qenë të mëdhaja.

Motoja e tij “Ruaj natyrën, mbro malin” nuk është thjesht një slogan më, por vënja në lëvizjeje e një komuniteti për të mbjellë shpresë dhe jetë të re. Çdo fidan i mbjellë është një akt simbolik dhe praktik për një të ardhme më të qëndrueshme, një shpërblim që natyra vetë na e jep kur i kthehet gjelbërimi i humbur.

Lexo edhe:Ervin Skënderi, një pasion i palodhur për natyrën dhe adrenalinën e Off Road

Për Ervinin, kjo nuk është një ndërhyrje e rastësishme, por një hap i menduar drejt ndërtimit të një modeli të ri solidariteti mjedisor. Ai vetë thotë: “Nuk është nisma ime e parë dhe nuk do të jetë as e fundit”, duke na treguar se deri tani ka arritur të mbledhë mbi 2400 fidanë. Një numër që nuk mbetet thjesht statistikë, por dëshmi e një përkushtimi personal që shndërrohet në shembull për të tjerët.

Ai është i njohur për guximin dhe pasionin për rrugët e egra dhe sfidat ekstreme, por nuk është ndalur vetëm te gara. Ai ka ditur të shohë përtej këtij pasioni, duke e ruajtur natyrën si pjesë të shpirtit të tij. Kjo nismë tregon se edhe njerëzit që kërkojnë adrenalina dhe sfida, mund të jenë ata që i japin më shumë jetë mjedisit, duke i kthyer makinat nga mjet gare në mjete që i vijnë në ndihmë zonave dhe terrenve të vështira për tu kthyer gjelbërimin këtyre pyjeve.

Çdo fidan i mbjellë është një hap drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për ne dhe brezat që vijnë.

Bashkohuni edhe ju në këtë nismë bashkë me Ervin Skënderin dhe off_road_elbasan_essepse pyjet janë frymëmarrja jonë!

vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0