Si të motivoni brezin e ri për punë?

Si të motivoni brezin e ri për punë?


Milenialët janë gjenerata e të lindurve midis viteve 1980-2000. Aktualisht ata përbëjne rreth 33% e të gjithë forcës punëtore, pra 1 në 3 të punësuar është “milenial”. Përgjithësisht kanë kualifikim të lartë dhe janë shumë të dhënë pas teknologjisë. Studimet tregojnë që ky brez nuk qëndron në të njëjtën punë për më shumë se dy vjet. Kjo ka bërë që punëdhënësit të kërkojnë mënyra për t’i mbajtur sa më gjatë pranë tyre. Poshtë po ju japim disa këshilla se si ti motivoni ata.

Jepuni dorë të lirë.

Milenialët kanë ambicie për të zhvilluar aftësitë dhe dijet e tyre, por kanë nevojë për dikë që t’u tregojë që janë në rrugën e duhur. Mënyra më e mirë është që t’u japësh gjithmonë vlerësime për punën që ata kryejnë. Jepuni liri në mënyrën që ata duan t’i bëjnë punët.

Ofrojini orare të përshtatshme dhe komoditet.

Meqënëse jemi në “epokën e internetit” milenialet preferojnë të punojnë në vende të cilat ndihen më rehat dhe jo me një orar fiks. Të punosh në zyrë tashmë nuk është një arritje për këtë brez. Sfida e tyre është të eksplorojnë sa më shumë botën.

Investoni për ta.

Projektet dhe trajnimet e reja janë një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre. Kompanitë që i kanë në fokus këto praktika janë të preferuarat për t’u zgjedhur nga punonjësit më ambiciozë.

Lërini të përdorin median sociale.

Sipas një studimi botëror 60% e studentëve të intervistuar u shprehën se nuk do ta pranonin një vend pune nëse përdorimi i rrjeteve sociale nuk lejohej. Mos harroni që ky brez e përdor median sociale për të reklamuar veten e tyre, kjo gjë mund të kthehet në avantazh për biznesin tuaj!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0