Je vonë për në mbledhje? “Paguaje” me një bimë.

Je vonë për në mbledhje? “Paguaje” me një bimë.


Grovo, një kompani e bazuar në New York, një firmë e cila merret me krijimin e produkteve trajnuese për forcën punëtore në mjedisin e sotëm teknologjik, është e mbipopulluar nga “miqtë e gjelbër”.

Ky ishte një marifet shumë origjinal i themeluesit të kompanisë Nick Narodny, i cili thotë se e krijoi për të “institucionalizuar” një mënyrë për reduktimin e vonesave: sa herë që një punonjës është vonë për në punë ai/ajo duhet të blejë një bimë për skrivaninë e tij/saj.

grovo-kompania e gjelbër-businessmag

Politika filloi të implemetohej si një shaka që nisi nga rradhët e stafit të dizenjimit dhe inxhinierimit të produkteve, stafi që e quan veten “The Forest” (Pylli). Ndërsa pjesa tjetër e stafit të kompanisë është vetëquajtur “The ocean” (Oqeani). “Kjo sepse pyjet janë ato që ‘ushqejnë’ ekosistemet në Tokë,” thotë Narodny. Dhomat e konferencave janë pagëzuar me emrat që u shkojnë më për shtat, si “Zabel”, “Driza”, “Toka e humbur”.

Por politika e blerjeve të bimëve, e njohur edhe si “Fondacioni i pyjeve”, doli jashtë autonomisë së Grovo-s. Për shkak se pjesëtarët e stafit mund të vendosnin vetë oraret e tyre kryesore, gjatë të cilave donin të punonin dhe faktit që u kërkohej të punonin në zyrë vetëm pesë orë në ditë, në kompani u shfaqën probleme vonesash që i bënin të vështira mbledhjet e stafit.

grovo-kompania e gjelbër-vonesa-businessmag

“Kështu zyrat tona janë të mbushura me bimë të të gjitha formave dhe përmasave,” thotë Narodny. “Sidomos një ose dy skrivani të cilat janë të tejmbushura nga bimët.” Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por në limitet e caktuara sigurisht.

Studimet tregojnë se të zbukurosh zyrën e punës me bimë të gjelbra mund të rrisë produktivitetin deri në 15%.

Dhe ashtu siç na konstaton vetë Narodny, kjo politikë duket se ka dhënë frytet e dëshiruara deri tani. Pavarësisht se nuk është e detyrueshme t’i bindesh kësaj politike pasi është më tepër në formë loje dhe jo ndëshkimi, “punonjësit nuk vijnë më me vonesë”. Aspekti “negativ” i të ardhurit vonë në punë u është injektuar si një tentativë lozonjare për të ndërtuar marrëdhëniet brenda grupit.

grovo-miqte e gjelber-mbipopullim zyrash-businessmag

Për më tepër, sipas Entrepreneur politikat unike të Grovo-s e kanë katapultuar atë në vendin e 14-të në listën e kompanive me kulturën më të mirë në organizatë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0