Si të transformoni punonjësit "e vështirë" në elementë suksesi për skuadrën tuaj?

Si të transformoni punonjësit “e vështirë” në elementë suksesi për skuadrën tuaj?


Si një manaxher, nuk mund të injoroni ndikimin që ushtrojnë marrëdhëniet ndërmjet punonjësve me njëri-tjetrin. Në një raport të 2014-ës nga TINYPulse, 20% nga 200,000 punonjës të survejuar renditën kolegët e punës si arsyeja kryesore e suksesit të tyre në punë. Shoqëria me kolegët ishte motivuesi numër 1 i gjetur nga studimet. Duke nxitur marrëdhëniet më miqësore midis punonjësve, ju mund të zhvilloni një kompani me një performancë më të lartë dhe më produktive.

Pak rëndësi ka sa të forta janë aftësitë e punonjësve tuaj, krijimi i një skuadre të fortë mes punonjësve nuk është kaq e thjeshtë: do të ketë gjithmonë përplasje midis personaliteteve të tyre. Është detyra juaj që të gjeni një mënyrë për të manaxhuar punonjësit tuaj, edhe ata më të vështirët. Këtu janë tre lloje punonjësish me të cilët është e vështirë të punosh dhe si mund t’i ktheni në ‘lojtarë’ të mirë të skuadrës:

1. Servilët

Çdo zyrë e ka një të tillë: atë punonjësin, i cili si ovjektiv të vetëm ka që të impresionojë dhe të lavdërohet sa më shumë nga shefi. Ata i sjellin kafenë shefit dhe ofrohen t’i marrin kostumin nga pastrimi kimik. Praktikisht, ata janë të aftë të bëjnë çdo gjë për një pozicion “më të mirë” pune, përveç atij aktual.

Kolegët e servilave zakonisht bezdisen nga kjo gjë pasi ndjejnë se ata marrin vëmendjen pozitive të shefit bazuar në diçka që nuk është merita. Në vend që t’i bëjë qejfin shefit, pjesa tjetër e skuadrës preferon që koha dhe energjia e shpenzuar për këtë gjë, t’i dedikohet detyrave për të përftuar punë më cilësore.

Ndaj si një manaxher, ju duhet t’u tregoni këtyre tipave se vëmendja që mund t’u kushtoni ju nuk është mirënjohja kryesore që mund të përftojnë ata në punë. Inkorporoni një program të shoqërizimit të kolegëve me njëri-tjetrin, në mënyrë që “servilët” të mund të marrin edhe “aprovimin” e kolegëve gjithashtu. Shpejt ata do ta kuptojnë se të kontribuosh në skuadër vlerësohet më shumë nga të gjithë pjesëtarët e saj, dhe “lavdërimet” e kolegëve janë po aq të rëndësishme sa edhe ato të shefit.

2. Thashethemaxhinjtë

Jo të gjitha format e thashethemeve janë të dëmshme për grupin. Kërkimi shkencor i vitit 2014 nga Universiteti i Stanfordit arriti në përfundimin se grupet që “merrnin pjesë” në thashetheme bashkëpunonin më mirë me njëri-tjetrin për shkak të nivelit më të lartë të besueshmërisë. Por kur keni një punonjës që gjysmën e ditës e kalon duke pëshpëritur vërdallë se cfarë planesh bëjnë të tjerët për fundjavën, atëherë po hasni një problem.

Të gjithë kemi pak “faj” duke bërë thashetheme herë pas here, por kjo ua tërheq vëmendjen pjesës tjetër të stafit kur flitet vazhdimisht për jetët e tyre personale. Të shpërndash fjalë gjithandej ose informacione shumë diskrete rreth dikujt mund të krijojë tensione brenda skuadrës.

Çelësi për t’i menaxhuar këta lloj punonjësish është që t’ua ‘përcaktosh’ tendencat e tyre sociale. Jepuni projekte që sfidojnë për arritjen e ndërveprimeve kreative, si planifikimi i gostive nga stafi apo organizimi i festave gjatë pushimeve. Këto detyra do t’i mbajnë ata ‘të zënë’ dhe do të evitojnë shpërqëndrimin e kolegëve të tjerë me llomotitjet joprofesionale.

3. “Dështakët”

Ndonjë herë ju qëllon të merrni në punë dikë që ka një CV spektakolare dhe eksperiencat që ju duhen, por pas kësaj rezulton se ai/ajo performon më pak se potenciali i tij/saj. Mund të ishit duke shpresuar që të mbështeteshit tek ai/ajo për t’u dhënë shembullin e mirë punonjësve të tjerë, ndërkohë që ai/ajo bën thjesht minimumin e kërkuar për çdo detyrë të përditshme që i akordohet.

Në vend që të frymëzoheni prej performancës së lartë nga ky/kjo punonjës/e, ndodh që edhe pjesa tjetër e stafit fillon të ketë performancë më të ulët.

Nëse keni besim se një punonjës ka mundësi të japë më shumë se ajo që bën aktualisht, ka një “keqkuptim” midis jush. Mbase ky person priste një eksperiencë tjetër pune, ose thjesht po i duket e mërzitshme. Flisni me të për të kuptuar se çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen në punën e tij/saj. Kuptoni nëse i duhet punë më tepër sfiduese për ta motivuar, ose nëse ndjen se nuk po i jepen mundësitë e duhura për të përdorur aftësitë e tij më të mira. Kjo do t’ju lejojë ju që të ripërcaktoni pozicionin e tij/saj, kështuqë ai/ajo mund të lulëzojë ashtu siç ju gjithmonë e keni pritur prej tij/saj.
Mund të na sugjeroni edhe ju se cilët mendoni se janë tipat “më të vështirë” për të punuar dhe mënyrat që mund të aplikohen për të gjetur zgjidhjen për ta.

*Nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0