Brunilda Gjura: Shqiptarja ambicioze në garat me makina - Business Magazine Albania

Brunilda Gjura: Shqiptarja ambicioze në garat me makina

Garat me makina janë adrenalinë e bukur e cila të zgjon të gjitha shqisat. Brunilda Gjura është nënë e tre fëmijëve dhe një kampione në garat me makina e cila ka fituar mbi 40 çmime. Sot 33 vjeçe, ajo e ka nisur që e vogël këtë sport, ndërsa gjatë rrugës është përballur me shumë paragjykime.

Brunilda Gjura është një garuese e pasionuar në disiplinën e auto sllallomit, duke filluar aventurën e saj në vitin 2019 dhe duke qenë një figurë e rëndësishme në skenën e garave. Për tri sezone radhazi, 2019, 2020, dhe 2021, ajo u shpall kampione në kategorinë e saj, duke i bërë femra e parë në auto sport  që meriton çmimin prestigjioz “Helmeta e Artë”.

Fillimet e saj në garat e auto sllallomit ishin me një BMW E92, por Brunilda ka eksploruar edhe vetura të tjera gjatë rrugëtimit të saj të suksesshëm. Për të gjitha këto vite, ajo ka qenë pjesë e Prishtina Racing Team, duke kontribuar në rezultate të shkëlqyera të ekipit.

Falë mbështetjes së sponsorëve, Brunilda shpreson në një sezon të ri premtues, duke siguruar që do të vazhdojë të jetë një konkurrente e denjë për të kryesuar  në garat e ardhshme. Me pasionin dhe talentin e saj në auto sllallom, ajo vazhdon të ndërtojë një emër të respektueshëm në skenën e garave në Kosovë.
Kur ka zënë fill pasioni juaj për makinat?

Brunilda Gjura: Pasioni im për makinën ka nisur shumë moshë të hershme qëkurse isha ende 9-vjeç sepse isha rritur në një klimë të tillë familjarë ku të gjithë ishin marrë me makina. Fillimisht mësova motorrin dhe më pas makinën. Kjo më pas me dha drejtimin ëndrrave të mija. Çdo gjë nisi si diçka e vogël por më pas rezultoi të ishte diçka që kishte sukses në kompeticionet ku unë merrja pjesë.  Në vitin 2019 kam nisur shumë seriozisht garën me makina dhe më pas erdhën edhe çmimet. Prej këtij viti kam qenë kampione në kategorinë time.
Si je ndjerë në gjithë këto vite eksperiencë, a ju kanë mbështetur?
Brunilda Gjura:
  Ka qenë xhaxhi im i cili me ka shtyrë që të merrem me këtë gjë. Fillimisht me ka kërkuar që ta ndihmoj të ndez një makinë e më pas unë kurrë nuk u tërhoqa nga kjo fushë. Ai për momentin zhvillon gara në Itali, është profesionit në disiplinën e tij. Në Tetorin e viti të kaluar ka marrë pjesë edhe në një garë në Tiranë.

Cila është sfida më e madhe që ke ti me veten?
Brunilda Gjura:
Sfida më e madhe e imja është se para se të garoj me të tjerët garoj me veten time. Nuk mjaftohem me rezultatet që kam pasur dhe kërkoj gjithmonë e me tepër disiplina të tjera me të larta. Unë gjithmonë kërkoj më të mirën nga vetja.
A ju kanë parë me një skepticizmi për faktin që jeni grua?
Brunilda Gjura:
Momenti skeptik është deri në kohën kur ti ndez makinën dhe nis garën më pas është puna dhe roli im për t’ju vërtetuar të kundërtën. Por unë nuk mund të krahasohem më të tjerët sepse nuk kam të njëjtat makina si të tjerët. E megjithatë edhe pse unë nuk kam makina të mëdha apo të forta nuk më ka munguar guximi për të ecur përpara dhe për të bërë çmosh në avancimin tim .

lexo: “Bëhu gati me mua!”, trendi argëtues që është kthyer në ‘makineri fitimesh’

A është diku ende makina jote e parë që ke bërë gara ?
Brunilda Gjura:
Fatkeqësisht jo sepse makina ka qenë shumë e madhe dhe nuk i përshtatej disiplinës sime dhe e kemi shitur. E megjithatë unë vijoi të ruaj me fanatizëm idenë që  në momentin e parë kur unë të kem mundësi do të blej një makinë si ajo për ta ruajtur në kujtimet e mija.

Kush të mbështet më tepër në çdo garë ?
Brunilda Gjura:
Familja ime dhe fëmijët e mij ata janë shumë të qartë që nuk është e thënë per të fituar çdo garë ku unë marr pjesë por e rëndësishme është pjesëmarrja.
Cila ka qenë sfida juaj si garuese ?
Brunilda Gjura:
Sfida ime ka qenë makina ime. Gjithnjë më është dashur nje makinë më e mirë sepse nuk kam pasur një makinë e cila ti përshtatej garës. Po ashtu edhe një tjetër moment sfidues ka qenë kur më është prishur makina në mes të garës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0