Bordi dhe punonjësit e RTK-së keqpërdorën mijëra euro nga buxheti i shtetit

Bordi dhe punonjësit e RTK-së keqpërdorën mijëra euro nga buxheti i shtetit


Drin Zatriqi, bashkë-pronar i kompanisë për planifikim të eventeve, Next Level Entertainment, në një breshër të postimeve në facebook, i ka zbardhur keqpërdorimet dhe korrupsionin e drejtorit gjeneral, bordit dhe punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës.

Në akuzat e tij, ai shkruan se drejtori i RTK-së, Mentor Shala, menjëherë pasi e mori pozitën e drejtorit të televizionit të parë publik në Kosovë, i punësoi shokët e tij në pozita të larta pune dhe në bashkëpunim me ta, krijoi kompani të reja me fondet e televizionit. Për të gjithashtu shkruan se në një serial e punësoi edhe djalin e tij, atëherë 9 vjeçar.

Ndër të tjera, Zatriqi shkruan se punonjësit e RTK-së kanë keqpërdorur fonde të cilat ishin ndarë për transmetimin e shumë emisioneve dhe serialeve në Kosovë, programe televizive që asnjëherë nuk u transmetuan, kanë marrë paga shtesë dhe kanë dhënë fonde për familjarët e tyre.

https://www.facebook.com/drin.zatriqi.9/posts/2696777413772297

https://www.facebook.com/drin.zatriqi.9/posts/2696828037100568

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0