BMW dëshiron të shesë 100.000 makina elektrike në 2017 - Business Magazine Albania

BMW dëshiron të shesë 100.000 makina elektrike në 2017


Makinat elektrike do të vijnë, ju pëlqen apo jo. Disa kompani janë duke u përpjekur të marrin avantazhe, siç është rasti i BMW, i cili ka aspirata të mëdha për shitjet e makinave elektrike vitin e ardhshëm.

Gjigandi gjerman shpreson të rritë shitjet e tij të makinave elektrike në 100.000 automjete në fillim të vitit 2017, raporton Reuters, duke cituar një intervistë me Harald Krueger, CEO i BMW-së, në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.

BMW aktualisht shet automjete me një bateri elektrike – e quajtur I3. Për të ndihmuar këtë makinë të konkurrojë kundrejt një tregu në rritje, kompania ka rritur kapacitetin e baterisë me rreth 50%. Me ritmin e tanishëm, I3 do të përbëjë vetëm një të katërtën e shitjeve të BMW në 2017.

Kjo nuk do të thotë se bateritë janë duke punuar ngadalë në të gjitha llojet e automjeteve BMW.

Kompania filloi të ofrojë iPerformance në variantet hibride të Serisë 3 dhe Serisë 7 në SHBA dhe në Europë, por gjithashtu elektrifikoi edhe Serinë 2 dhe X5. BMW gjithashtu ende shet i8, një super makinë hibride që nuk është aspak praktike (dy dyer, pa vende mbrapa) dhe as e lirë (çmimi fillon nga 140,000 $ ).

Mercedes dhe Volkswagen, të dy planifikojnë të prodhojnë automjete elektrike deri në fund të dekadës, por BMW ka qenë shumë më e qetë në lidhje me produktet e ardhshme elektrike.

Burimi: cnet.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0