Blen mijëra njësi të procesimit grafik. Elon Musk themelon një kompaninë të re - Business Magazine Albania

Blen mijëra njësi të procesimit grafik. Elon Musk themelon një kompaninë të re

Elon Musk ka krijuar një kompani të re, të dedikuar për inteligjencën artificiale. Ajo quhet X.AI.

Kompania, për të cilën një dosje në Nevada tregon se ishte regjistruar muajin e kaluar, ka si drejtor Ekon Musk.  Jared Birchall, përfaqësues i familjes Musk është listuar si sekretar.

Sipas The Verge, Musk e ka regjistruar biznesin më 9 mars 2023.

Thashethemet rreth krijimit të një kompanie të inteligjencës artificiale nga ana e Musk janë përhapur tash e disa ditë, me një raport nga Business Insider që zbuluan se Musk ka blerë mijëra njësi të procesimit grafik (GPU) për të fuqizuar një produkt gjenerues të inteligjencës artificiale.

Financial Times raportoi në mënyrë të ngjashme se Musk planifikoi të krijonte një firmë të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI, e mbështetur nga Microsoft. Madje, Musk thuhet se ka kërkuar fonde nga investitorët e SpaceX dhe Tesla për të nisur punën në këtë kompani.

Lexo: Synon të bëhet superfuqi, Hungaria “Me zhurmë të madhe”

Gjatë një interviste në Twitter Spaces, kur u pyet për të gjitha GPU-të që bleu, miliarderi nuk përmendi planet e tij për të ndërtuar një kompani të inteligjencës artificiale, duke thënë: “duket sikur shumë njerëz po blejnë GPU në këtë pikë”.

Emri i supozuar X.AI përputhet me emrin e markës të X Corp. që ka caktuar me kohë në Twitter, së bashku me etiketën “X” që ka aplikuar në vizionin e tij të një “aplikacioni për gjithçka”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0