Bill Gates, Jeff Bezos dhe investitorë të tjerë lançojnë projektin 1 miliardë $ për energji të pastër - Business Magazine Albania

Bill Gates, Jeff Bezos dhe investitorë të tjerë lançojnë projektin 1 miliardë $ për energji të pastër


Bill Gates, Jeff Bezos dhe një konsorcium investitorësh të profilit të lartë po mbështesin një projekt prej 1 miliardë $ për të investuar në prodhimin e energjisë së pastër.

Ajo quhet Breakthrough Energy Ventures (BEV) dhe ka një fokus të gjerë.

“Për çdo gjë që çon në energji të lirë dhe të pastër, ne jemi të hapur”, tha Gates për Quartz.

Së bashku me bashkëthemeluesin e Microsoft i kthyer në filantrop tashmë dhe CEO-n e Amazon, ka një grup investitorësh të lartë dhe udhëheqës të industrisë që po mbështesin projektin: duke përfshirë Richard Branson nga Virgin’s, Ray Dalio nga Bridgewater, John Doerr nga Kleiner Perkins, bashkëthemeluesi i LinkedIn Reid Hoffman, Vinod Khosla nga Khosla Ventures, Jack Ma nga Alibaba, Dustin Moskovitz nga Facebook dhe CEO i Softbank Masayoshi Son.

Quartz sugjeron se me pasurinë totale të kombinuar të grupit prej 170 miliardë $, ai mund të jetë “grupi më i pasur i investitorëve të mbledhur ndonjëherë.”

Ky projekt është i dedikuar për të investuar në teknologjitë e gjelbëra dhe të pastra të energjisë, në përpjekje për trajtuar kërcënimin e ndryshimit të klimës dhe për të lëvizur njerëzimin mbi burimet e rinovueshme të energjisë.

Gates, që kur është larguar si CEO i Microsoft-it në vitin 2000, i ka kushtuar gjithnjë e më shumë nga koha e tij përpjekjeve filantropike. Me dhjetëra miliarda dollarë në dispozicion të tij, puna e Fondacionit “Bill & Melinda Gates” ndryshon nga: puna në probleme sanitare deri në përpjekje për të shuar malarien.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0