Bill Gates: "Fakti që IA do të zërë vendet e punës së njerëzve mund të jetë një gjë e mirë" - Business Magazine Albania

Bill Gates: “Fakti që IA do të zërë vendet e punës së njerëzve mund të jetë një gjë e mirë”


Bill Gates, miliarderi dhe bashkë-themeluesi i Microsoft mendon se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë njeriun duke i zënë punën dhe kjo do të jetë një gjë e mirë.

Në një intervistë me Fox Business, Gates tha se fakti që robotët do të marrin punët tona do të na bëjë më shumë efiçentë dhe do të kemi më shumë kohë të lirë.

Lexoni: CEO i Google shprehet se “inteligjenca artificiale është si zjarri”

Epo, sigurisht që mund të presim me padurim idenë që pushimet do të jenë më të gjata,” tha Gates për Fox Business. “Nëse ne mund të jemi dy herë më shumë produktivë se sa sot me më pak punë, qëllimi i njerëzimit nuk është thjesht për të ndenjur pas një numratori dhe të shesi gjëra.

Gates po argumenton se IA, teknologjia që disa e kanë frikë, tashmë është duke hequr punët me paga të ulta, duke na lejuar të menaxhojmë më mirë kohën tonë. Në një farë mënyre, ai ka të drejtë. Nëse inteligjenca artificiale na lejon të futemi në makinat tona dhe t’u përgjigjemi emaileve, do të kursente kohë.

Por, kompani si Amazon kanë filluar të zhvillojnë teknologji që mund të eleminojnë përfundimisht punët e arkëtarëve. Forma e re e dyqaneve pa arkëtarë përdor IA për të zbuluar se çfarë vendosin në shporta konsumatorët dhe i tarifon ata sapo largohen nga dyqani, pa patur nevojë për arkë. Amazon nuk ka njoftuar plane për të sjellë teknologjinë në Whole Foods, zinxhirin e shitjes me pakicë që bleu kohët e fundit për 13.7 miliardë dollarë dhe dyqani i ri ka punësuar njerëz për të ndihmuar klientët dhe për të vendosur produktet nëpër rafte.

Do të ketë sfida, sepse shkalla e ndryshimit do të jetë më e shpejtë në këto 20 vitet e ardhshme sesa ka qenë më parë,” tha Gates. Ai pranon se qeveria ka të ngjarë të detyrohet të rishikojë programet e saj të sigurisë sociale dhe të ndihmojë punëtorët e zhvendosur të rikualifikohen për ekonominë e re, por nëse bëhet si duhet, do të jetë një gjë mjaft pozitive për të gjithë.

Nëse shoqëria është në gjendje të zotërojë të gjitha ushqimet, shtëpitë dhe mallrat e konsumit që i nevojiten, punëtorëve duhet t’u lejohet të relaksohen dhe të përqëndrohen në interesa të tjera, argumenton Gates.

Lexoni: Geiv Tomço: “Inteligjenca artificiale, aseti më me vlerë që mund të zotërojë një sipërmarrje sot”

Kjo e ardhme ka të ngjarë të jetë larg, por IA tashmë mund të shohë dhe të dëgjojë më saktë sesa njerëzit. Disa nga njerëzit më të mençur në teknologji kanë pikëpamje të ndryshme se si shoqëria duhet të trajtojë teknologjinë me këtë rritje të shpejtë, por të gjithë pajtohen se do të ndryshojë ndjeshëm botën. Sundar Pichai, CEO i Google, kohët e fundit tha se IA është më e rëndësishme për njerëzimin sesa zotërimi i zjarrit apo i energjisë elektrike, sipas Bloomberg.

Gates thotë se i gjithë ky ndryshim do t’i japë shoqërisë më shumë vendime dhe mundësi në të ardhmen, “sepse do të jeni shumë më produktivë”.

burimi: businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0