Bill dhe Melinda Gates investojnë 4 milionë dollarë për të ndihmuar në luftimin e malaries - Business Magazine Albania

Bill dhe Melinda Gates investojnë 4 milionë dollarë për të ndihmuar në luftimin e malaries


Mesa duket Bill dhe Melinda Gates e kanë në gjak filantropinë, ata nuk ndalen duke dhuruar paratë e tyre për bamirësi. Edhe këtë herë ata po investojnë për një sëmundje vdekjeprurëse siç është ajo e malaries.

Përtej bezdisë gjatë sezonit të verës, mushkonjat vrasin rreth 830,000 njerëz në mbarë botën çdo vit. Kjo i bën ato më vdekjeprurëse se çdo kafshë në Tokë, përfshirë edhe njerëzit.

Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga mushkonjat (më shumë se 440,000) janë rastet e malaries, e cila transmetohet me anë të një paraziti një qelizor që mushkonjat femra kalojnë kur thithin gjakun tonë.

Bill dhe Melinda Gates kanë ndërmarrë një fushatë për të çrrënjosur sëmundjen vdekjeprurëse që nga krijimi i themelimit të tyre në vitin 2000, duke financuar rreth 2 miliardë dollarë grante për të luftuar malarien.

Lexoni: Pse Bill dhe Melinda Gates i dhurojnë paratë e tyre?

Tani fondacioni po investon 4.1 milionë dollarë në një qasje të re: krijimi i një forme laboratorike të mushkonjave meshkuj të ndërtuar për të vrarë në thelb pasardhësit e tyre. Mushkonja biokimike mund të jetë çelësi për të fshirë virusin e malaries.

Fondacioni ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Oxitec në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar mushkonjat e reja. Oxitec ka zhvilluar “Mushkonjat miqësore”, një insekt mashkull që do të bashkohet me një femër, vetëm për pasardhësit që do të vdesin para se të arrijnë moshën e rritur. Vetëm pasardhësit femra do të vdesin, pasi vetëm mushkonjat femra kafshojnë. Pasardhësit meshkuj do të mbijetojnë dhe do të vazhdojnë të përhapin “gjenin vetë-kufizues”.

Kjo nuk është hera e parë që “mushkonjat miqësorë” janë përdorur për të luftuar sëmundje. Herën e parë ato u përdorën për të kufizuar përhapjen e Zikës dhe sëmundjeve të tjera në Amerikën e Jugut. Ata kanë reduktuar mushkonjat që mbartin këto viruse dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme me rreth 90%.

Fondacioni Gates tashmë ka derdhur të paktën 5 milionë dollarë në Oxitec për të luftuar këto mushkonja vdekjeprurëse.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0