BE synon të investojë 200 miliardë euro në AI - Business Magazine Albania

BE synon të investojë 200 miliardë euro në AI

BE synon të investojë 200 miliardë euro në AI

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200 miliardë eurosh në fushën e inteligjencës artificiale në Evropë.

Von der Leyen foli në Samitin e Veprimit të Inteligjencës Artificiale që po mbahet në Paris. Ajo tha se duan ta bëjnë Evropën një nga kontinentet lider në fushën e inteligjencës artificiale dhe se do të përshpejtojnë punimet e tyre në këtë fushë. Von der Leyen kujtoi se disa nga superkompjuterët publikë më të shpejtë në botë ndodhen në Evropë.

Ajo theksoi se ata do t’i vënë këto sisteme të disponueshme edhe për punimet e inteligjencës artificiale të kompanive dhe hulumtuesve. Presidentja e KE-së theksoi se fabrikat e inteligjencës artificiale që kanë krijuar do t’i çojnë në një nivel tjetër me gigafabrikat e inteligjencës artificiale. “Këto do të jenë në gjendje të trajnojnë modele me të dhëna shumë të mëdha dhe infrastrukturë të përpunimit të informacionit”, shtoi Von der Leyen. Pasi vuri në dukje se fusha e inteligjencës artificiale në Evropë ka nevojë për financime të konsiderueshme si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat, Von der Leyen tha se e mirëpret nismën e inteligjencës artificiale, për të cilën sektori privat ka premtuar 150 miliardë euro.

Lexo edhe:Pse duhet të jetoni me empati çdo ditë, jo vetëm në ditën e Shën Valentinit

Sipas saj, BE-ja do të sigurojë 50 miliardë euro shtesë burime në fushën e inteligjencës artificiale me nismën “InvestAI”. “Ne synojmë të mobilizojmë një total prej 200 miliardë eurosh për investime në inteligjencën artificiale në Evropë”, tha Von der Leyen. Në deklaratën e KE-së lidhur me temën, u vu në dukje se do të krijohet një fond i ri evropian prej 20 miliardë eurosh për giga-fabrikat e inteligjencës artificiale.

Kohën e fundit BE-ja është përpjekur të arrijë rivalët e saj si SHBA-në dhe Kinën duke bërë investime të reja në fushën e inteligjencës artificiale.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0