BE i kërkon AliExpress detaje mbi masat kundër produkteve të paligjshme - Business Magazine Albania

BE i kërkon AliExpress detaje mbi masat kundër produkteve të paligjshme

Bashkimi Evropian  njoftoi këtë të hënë nisjen e një hetimi ndaj gjigandit kinez të tregtisë online Ali Expres, që zotërohet nga kompania Alibaba, duke kërkuar më shumë detaje për masat që ai ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga produkte e jashtëligjshme, përfshi medikamentet e rreme.

Komisioni evropian bëri të ditur  se i ka dërguar Ali Express një letër zyrtare ku i kërkon informacione. Ky hap ndërmerret nën Aktin e ri evropian të shërbimeve digjitale, që synon luftën kundër shpërndarjes online të mallrave dhe përmbajtjeve të jashtëligjshme.

Akti evropian për shërbimet digjitale hyri në fuqi në datën 19 gusht dhe ai shërben për platformë shumë të mëdha siç janë Ali Express, facebook apo edhe instagram që përdoren nga më shumë se 45 milionë shtetas evropiane në muaj.

BE ndërkohë ka filluar hetime për kompaninë meta, si platformat tik tok dhe x (ish twitter), duke iu kërkuar më shumë detaje për mënyrën se si kanë vepruar kundër shpërndarjes së informacioneve të pavërteta.

Këto platformë mund të përballen me gjoba që mund të shkojnë deri në gjashtë për qind të xhiros së tyre botërore nëse vërtetohet se kanë shkelur aktin evropian për shërbimet digjitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0