"Bazat e Pitching" nga Egita Polanska, Entrepreneur in Residence në Tiranë - Business Magazine Albania

“Bazat e Pitching” nga Egita Polanska, Entrepreneur in Residence në Tiranë


Një pitch i mirë është jetik për një sipërmarrës që të prezantojë idenë e tij jo vetëm për investitorët, por edhe për qëllime shitje, konferenca të ndryshme ose për njerëzit që duhet të dinë se çfarë ata bëjnë.

Kjo master klasë nga Women Founders Network Albania, e drejtuar nga Egita Polanska, Startup Wise Guys Letonia, do t’ju udhëzojë në bazat e pitching. Në këtë master klasë, Egita do të japë një përmbledhje të përgjithshme se çfarë është një pitch dhe pse duhet të kuptoni se kush është audienca në të cilën do të bëni pitch. Cili është ndryshimi midis elevator pitch / pitch normal dhe pitch para investitorit/shitjeve? Si të tërhiqni vëmendjen e njerëzve dhe më shumë.

Lexoni: Egita Polanska, Entrepreneur in Residence, vjen në Tiranë në datën 21 Tetor

Nëse doni të bëheni pjesë e këtij organizimi dërgoni një email në womenfounder@gmail.com me emrin tuaj të plotë, startup-in / idenë dhe përshkruani me 2 fjali pse ky është një përfitim për ju. Kujdes: Vendet janë të limituara.

Kjo masterklasë mbështetet nga Swiss EP Albania, përmes EiR (Entrepreneur in Residence) Egita Polanska.

Data: 1 Nëntor
Ora: 6 PM – 8 PM
Vendi: Innospace Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0