Egita Polanska, Entrepreneur in Residence, vjen në Tiranë në datën 21 Tetor - Business Magazine Albania

Egita Polanska, Entrepreneur in Residence, vjen në Tiranë në datën 21 Tetor


Egita Polanska është sipërmarrësja më e re rezidente që do të jetë në Tiranë në datën 21 Tetor. Egita ka punuar me më shumë se 10 grupe aksleratorësh startup-i dhe ajo e njeh shumë mirë procesin, por gjithmonë përpiqet të përmirësohet. 

Egita mund të ndihmojë me:

Akseleratorët/Inkubatorët

  • Pasqyrimin, planifikimin dhe përditësimin e programit të akselerimit dhe inkubimit, si dhe në strukturimin e programit që startup-et të mund të përfitojnë
  • Si të punojmë me startup-et për të përshpejtuar zhvillimin e tyre
  • Si t’i zbulojmë startup-et dhe të zgjedhim programin për to, që të japin rezultate

Startup-et / të tjera në:

  • Strategjinë dhe modelimin e përgjithshëm të biznesit për startup-et e fazave të hershme.
  • Ndihmon me pitching – si të bëjnë pitch para investitorëve, si të përgatisin pitch-in. Përgatitje për atë që dëshiron të dijë investitori.
  • Menaxhimin e kompanisë, si të drejtohet ekipi, si të strukturohet puna e kompanisë, produktiviteti.
  • Ndihmon në përgatitjen për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.

Egita do të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë 2 javore.

Nëse dëshironi ta kontaktoni atë dhe të bëni një bisedë apo një seancë mentoruese klikoni KËTU për më shumë informacion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0