Barack Obama ka një këshillë për Gen Z: Ja si të jeni të suksesshëm - Business Magazine Albania

Barack Obama ka një këshillë për Gen Z: Ja si të jeni të suksesshëm

Sekreti për të ndërtuar një karrierë të suksesshme është të bëhesh një zgjidhës më i mirë i problemeve, thotë ish-presidenti Barack Obama.

Pavarësisht se çfarë trondit ekonominë –pandemia, inteligjenca artificiale apo ndryshimet klimatike – të qenit një punonjës i shkathët dhe i adaptueshëm do t’ju bëjë të domosdoshëm, tha Obama për podcastin “This Is Working”.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për Gen Z, shumë prej të cilëve e filluan karrierën e tyre online në kulmin e pandemisë.

Lexo : Harrojeni TikTok, Instagram: Gen Z, Millenials po grumbullohen në këtë aplikacion të ri 

“Këshilla më e rëndësishme që u jap të rinjve është … thjesht mësoni se si t’i kryeni gjërat,” shpjegoi Obama. “Kam parë njerëz që janë shumë të mirë në përshkrimin e problemeve, njerëz që janë shumë të sofistikuar në shpjegimin pse diçka shkoi keq ose pse diçka nuk mund të rregullohet, por ajo që unë jam gjithmonë duke kërkuar, sado i madh apo i vogël të jetë problemi, është dikush që thotë, ‘Më lër të kujdesem unë për këtë’”.

Projektimi i një qëndrimi ”çfarëdo që të jetë e nevojshme, unë mund ta përballoj atë”, shtoi ish-presidenti, do t’ju ndihmojë të ndërtoni një raport të fortë me kolegët dhe menaxherët tuaj. “Kushdo që drejton atë organizatë do ta vërejë, jua premtoj,” tha ai.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0