Banka nxjerr shifrën. Ja sa para solli turizmi në vend brenda vitit 2023 - Business Magazine Albania

Banka nxjerr shifrën. Ja sa para solli turizmi në vend brenda vitit 2023

Turizmi po transformohet një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë konfirmuar se gjatë vitit 2023 të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në 5 vitet e fundit.

Ndërsa nëse e krahasojmë me nivelin e të ardhurave në vitin 2019 që konsiderohej më i mbari për turizmin pothuajse janë dyfishuar.

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria priti mbi 10 milionë turistë të huaj, ndërsa gjatë këtij viti pritshmëritë janë për 13 milionë.Lexo: Florida do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale

Kjo pritet të sjellë edhe më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se shërbimet e udhëtimit u mbyllën me suficit prej 376 milionë euro, kundrejt atij prej 226 milionë euro një vit më parë.

Kjo ecuri është kryesisht pasojë e rritjes së fluksit të udhëtarëve. Gjatë tremujorit të katërt 2023, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 958 milionë euro.

Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 582 milionë euro.

Banka e Shqipërisë parashikon që sektori i turizmit do të ketë ndikim edhe në rritjen ekonomike përgjatë këtij viti ndërsa shërbimet konsiderohen një ndër sektorët që do të jap kontribut në uljen e papunësisë në vend

TË ARDHURAT NGA TURIZMI

Viti 2019        2.1 miliard euro

Viti 2020       989 mln euro

Viti 2021       1.9 miliard euro

Viti 2022        2.8 miliard euro

Viti 2023        4.1 miliard euro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0