Autentikët e shkëlqyer, ja se si sillen
Përditësuar së fundmi: 11/12/2015

Autentikët e shkëlqyer, ja se si sillen

Share
nga Xhulia Vasili
Dhj 11, 2015
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Të gjithë duam të punojmë për njerëz dhe me njerëz të cilët janë autentikë, të cilët nuk përpiqen të jenë dikush që nuk janë. Gjithsesi sipas Henna Inam, CEO e Lidershipit të Transformimit dhe autore e librit, Wired for Authenticity, “Ndërsa pjesa më e madhe e jona duan të eksperimentojnë të qënit autentikë, ne nuk dimë si ta krijojmë atë.”

Në librin e saj Henna nxjerr veç 7 praktika specifike, të cilat gjithkush mund t’i përdorë në jetën e tij të përditshme. Pra, duke aplikuar këto praktika do të jeni në gjendje të keni një ekspresivitet më të plotë në punë dhe jetë. Kështu do të jeni më të lumtur, më të frymëzuar, dhe më të suksesshëm. Autentikët:

1. “Janë miq” me trupin e tyre
Pavarësisht se ne shpenzojmë pjesën më të madhe tonën duke menduar, trupi është ai që projektohet për të “jetuar jetën” në botën reale dhe që tregon llojin e personit që jemi. Trupi juaj mund të projektojë konfidencën dhe ndruajtjen, fuqitë dhe dobësitë. Mbani mend që: kërkimet tregojnë se 93% e komunikimit është joverbal. Bëhuni miq me trupin tuaj dhe mësoni se si të projektoni më mirë autenticitetin e vetes suaj.

2. Qëndrojnë kuriozë
Sipas Henna Inam, kurioziteti është një zakon esencial për njerëzit autentikë. Henna thotë, “Ai na lejon që të vazhdojmë të gërrmojmë brenda vetes për të kuptuar se kush jemi ne ndërsa evoluojmë.” Kurioziteti është tashmë i programuar në ADN-në tonë, mos e lini të shkojë dëm.

3. Heqin dorë
Për të zbuluar veten tuaj origjinale, hiqni dorë nga ajo që mendoni se jeni. Lërini etiketimet, besimet e limituara, rezistencën dhe gjërat që nuk mund të kontrolloni. Thjesht lërini.

4. I japin vetes notën 10
Për këtë Henna thotë, “T’i vini notën 10 vetes suaj nuk është asgjë tjetër veçse të pranoni të gjitha pjesët e vetes suaj, të mirën, të keqen, pjesët që nuk janë perfekte, pjesët që dështojnë dhe pjesët që nuk konformohen me pritshmëritë e botës rreth nesh.” Pranoni veten për atë që jeni, dhe bëhuni autentikë.

5. Zgjedhin ‘të jenë’ para se ‘të bëjnë’
Është e lehtë të biesh nën kthetrat e “zakoneve” dhe të bëjmë gjithmonë të njëjtat gjëra, edhe kur rezultatet nuk janë aq të mira sa i duam ne. Në vend që t’i bëni gjërat për forcë zakoni, ngadalësojeni pak hapin dhe në mënyrë të ndërgjegjshme zgjidhni veprimet që duhet të ndërmerrni në vend që të përsërisni po të njëjtat gjëra.

6. Përballen me dragoin
Të përballesh me dragoin do të thotë të përballesh me frikërat sy-ndër-sy, dhe më pas të ndërmarrësh veprime guximtare. Kurajo nuk është mungesa e frikës, është aftësia për të zgjedhur dicka që është më e rëndësishme për ne duke hedhur pas frikën që kemi për ta bërë këtë zgjedhje. Nëse diçka është e rëndësishme mjaftueshëm për ne, asnjë lloj frike nuk do të na ndalojë në arritjen e objektivave që vendosim për veten.

7. “Kërcejnë” me ëndrrën
Endërroni ëndrrën më të mirë, dhe më pas dedikojani veten të bërit realitet ëndrrës. Si ka thënë njëherë Steve Jobs, “Koha juaj është e limituar, kështuqë mos e humbisni duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos e lini zhurmën e opinionit të të tjerëve t’ju mbysë zërin tuaj të brendshëm.” Kur ne ndjekim ëndrrat tona, ne mund të shikojmë dhe të shprehim atë që jemi në të vërtetë.