Artikujt që duhet t'i lexoni me patjetër të javës së kaluar - Business Magazine Albania

Artikujt që duhet t’i lexoni me patjetër të javës së kaluar

Artikujt

Ju sjellim tashmë çdo javë artikujt më të lexuar në businessmag.al. Intervista me Ministren Bilali rreth Automative Fair Albania, artikuj mbi zhvillimin personal, artikuj këshillues apo informues, të rejat më të fundit rreth teknologjisë, kriptove apo risia në fushën e telefonisë, nga ALBtelecom janë në këtë artikull.

Një 24-vjeçare që fiton 8000 dollarë në muaj nga të ardhurat pasive ndan këshillat e saj të biznesit

Ashtu si miliona amerikanë, unë e gjeta veten pa punë gjatë pandemisë. Në fillim u pushova nga puna si kamariere. Më pas fillova të punoja për veten time si trajnere fitnesi në internet, por drejtimi i biznesit kërkonte 10 orë ditë pune dhe fitoja vetëm 1,000 deri në 2,000 dollarë në muaj.

Platforma më e madhe e kriptove në botë po pushon një të pestën e punonjësve pas parashikimeve për recesion

Coinbase po pushon pothuajse një të pestën e fuqisë punëtore në mes të një kolapsi të çmimeve të aksioneve dhe kriptove. Platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në botë do të shkurtojë 18% të vendeve të punës me kohë të plotë, sipas një emaili dërguar punonjësve.

Ministrja Bilali: Automotive Fair Albania një mundësi për të diskutuar risitë dhe sfidat

Një panair kushtuar industrisë së automobilave, bashkon aktorë që do të studionjë, vlerësojnë dhe ndërveprojnë në këtë sektor. Një fushë me zhvillime dinamike mes uljes së ndotjes së ambientit, uljes së kostove, kalimit nga burime me lëndë djegëse në automjetet elektrike. Sfidat dhe mundësitë do të prezantohen në Automotiv Fair Albania. Ne kemi zhvilluar një intervistë me zonjën Bilalit.

ALBtelecom promovon rrjetin fiks me ofertën e internetit me shpejtësi të lartë 100 Mbps

Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e ALBtelecom, që ka implementuar rrjetin më të madh të fibrave në vend. Këto investime i kanë dhënë mundësinë ALBtelecom të ofrojë internet me shpejtësi të lartë 100 Mbps me një çmim unik, në të gjithë vendin.

Bëhuni një YEA – Është hapur thirrja e tretë për aplikim për Ambasadorët e Rinj Evropianë

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj të ardhshëm nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).YEA-të vijnë nga prejardhje të ndryshme, megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkani Perëndimor i bashkuar në diversitet, duke mësuar për njëri-tjetrin dhe për BE-në së bashku, duke ndjekur projekte kreative, duke fituar aftësi të reja, duke u lidhur nëpërmjet mediave sociale, duke organizuar ngjarje frymëzuese – gjithmonë të nxitur nga ideja se aktivizmi në rini është forca më e fuqishme e ndryshimit shoqëror.

3 mënyra që IA po transformon industrinë e mikpritjes

Pak industri janë goditur aq rëndë nga pandemia sa industria e mikpritjes. Sipas një studimi të janarit 2022 nga Shoqata Kombëtare e Restoranteve, 74 përqind e operatorëve të restoranteve thanë se biznesi i tyre është më pak fitimprurës tani sesa ishte para pandemisë dhe 63 përqind e operatorëve thanë se vëllimi i tyre i shitjeve në 2021 ishte më i ulët se në 2019-ën.

Business Mag Nr. #28 – Prill 2022

RËNDËSIA E INVENTARIT TË PRODUKTIT – “Suksesi në shitje” nga Denis Gafuri

Karakteristikat e produktit janë veçoritë e produktit tuaj që e përshkruajnë pamjen, përbërësit dhe mundësitë e tij. Një shembull konkret mund të përdoret për këtë: “Zonjusha Marigonë, kjo karrige është me rrota, konstruksionin e ka të metaltë, e mbështjellë me lëkurë origjinale dhe ka mundësi të ngrihet lart, të shtrihet dhe të përshtatet sipas gjatësisë së personit”. Avantazhet janë përparësitë e produktit tënd në krahasim me atë të konkurrencës. Gjatë procesit të prezantimit të produktit duhet t’i jepni rëndësi dhe ta potenconi secilin detaj që ju dallon sado pak prej konkurrencës: kualitetin, shërbimin, dërgesën e mallit, mënyrën e punës, ngjyrën, materialin, dizajnin, efikasitetin, kujdesin ndaj konsumatorit etj.

Menaxhojeni markën tuaj personale si një projekt. 6 hapat që duhet të ndiqni

Deri tani, shumica e profesionistëve e njohin vlerën e të pasurit një markë të fortë personale. Në fund të fundit, nëse nuk jeni të lidhur me koncepte, pika të forta, karakteristika ose këndvështrime të veçanta, atëherë ndoshta jeni të padukshëm brenda organizatës suaj.

Start-upi i kamionëve ushqimorë rrit në mënyrë të ndjeshme vlerën e tregut

Startup-i i kamionëve ushqimorë Wonder, i udhëhequr nga themeluesi i Jet.com, Marc Lore, ka mbledhur 350 milionë dollarë, duke e çuar totalin e mbledhjes së fondeve në 900 milionë dollarë në një treg ku çeqet po bëhen më të vështira për t’u arritur.

Netflix dëshiron të krijojë një shfaqje “reality show” bazuar mbi Squid Game

Netflix po rekruton pjesëmarrës për një shfaqje televizive “reality” të frymëzuar nga seriali i tij më i njohur i të gjitha kohërave, Squid Game.Megjithatë, nuk do të jetë jeta apo vdekja në rrezik, siç përshkruhet në dramën distopike të Koresë së Jugut.

 

Për t’i marrë me email artikujt më të lexuar të javës regjistrohuni tek Newsletter ynë / https://businessmag.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0