ALBtelecom promovon rrjetin fiks me ofertën e internetit me shpejtësi të lartë 100 Mbps - Business Magazine Albania

ALBtelecom promovon rrjetin fiks me ofertën e internetit me shpejtësi të lartë 100 Mbps

ALBtelecom

Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e ALBtelecom, që ka implementuar rrjetin më të madh të fibrave në vend. Këto investime i kanë dhënë mundësinë ALBtelecom të ofrojë internet me shpejtësi të lartë 100 Mbps me një çmim unik, në të gjithë vendin.

ALBtelecom vazhdon të kryesojë me investimet më të fundit të rrjetit fiks, të cilat kanë krijuar rrjetin më të gjerë të fibrave optike në vend me 123,000 porta, si dhe me një shpejtësi prej 100 Mbps për një çmim unik, në shkallë vendi.

Prej kohësh tregu ka rritur kërkesën për këtë shërbim dhe ALBtelecom i përgjigjet me një ofertë të shumëpritur. Konsumatorët tashmë mund të përfitojnë internetin fiks 100 Mbps me çmimin më të mirë në treg.

ALBtelecom është kompania e parë që ka implementuar 123,000 porta nëpërmjet rrjetit GPON, teknologjia më e mirë e disponueshme, e implementuar në kohë rekord në të gjithë vendin.

Është një eksperiencë unike që u mundëson abonentëve të përjetojnë një internet të jashtëzakonshëm, me super shpejtësi të pakrahasueshme nga operatori i parë lider në rrjetin e teknologjisë së fibrave optike.

“Rrjeti fiks mbetet pika jonë më e fortë. Jemi shumë të kënaqur që investimet e reja në rrjetin fiks na kanë dhënë mundësinë të ofrojmë internet me shpejtësi të lartë, i cili këtë sezon do të jetë me një çmim konkurrues në treg.” – tha Z. Ervin Shpori, CEO i ALBtelecom.

Në një kohë kur kërkesa për komunikim dhe internet po rritet njëlloj në çdo cep të vendit, ALBtelecom ka arritur të zotërojë 4680 km fibër nëpërmjet teknologjisë GPON në Shqipëri. Ky investim është një nga më të mëdhenjtë e bërë në industri dhe shërben si konfirmim i angazhimit që kompania ka me klientët e saj, për të ofruar standardet më të mira për të gjithë, kudo, me çmimet më të përballueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0