Apple prezanton zyrtarisht iPhone 11 - Business Magazine Albania

Apple prezanton zyrtarisht iPhone 11


Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, në Kaliforni.

Cilësitë që ju bashkangjiten produkteve të iPhone janë kamera e re, procesorët më të shpejtë, ekrani i përmirësuar me një xham më të fortë dhe bateri që zgjat akoma më shumë.  

Lexoni: Apple i mashtroi të gjithë duke aluduar që iPhone i ri kushton 300 dollarë më pak se iPhone i vitit të kaluar – nuk është e vërtetë

iPhone 11 vjen me një ekran 6.1 inch, me xham më të fortë dhe i pajisur me një kamera të dyfishtë në pjesën e pasme, duke ofruar cilësi më të lartë. iPhone 11 sjell një modalitet të ri Night Mode për të konkuruar me Samsung dhe Google, i cili mundëson imazhe më të mira në dritë të ulët.

Siç ndodh zakonisht me një gjeneratë të re të iPhone, iPhone 11 mundësohet nga një procesor i ri, procesori A13 Bionic.

Lexoni: 10 rregulla suksesi nga punonjësit e Apple

Gjithashtu janë prezantuar edhe pajisjet iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Iphone Pro do të vijë në dy madhësi, me ekran 5.8 inch dhe 6.5 inch. Teknologjia e re e aplikuar në ekranin e iPhone 11, ofron ngjyra më të mira si dhe efikasitet në jetëgjatësinë e baterisë. Risia më e madhe e iPhone janë padyshim kamerat. Në pjesën e pasme, është vendosur brenda një kuadrati një sistem i trefishtë kamerash. Këto kamera 12 mp punojnë së bashku njëkohësisht duke ofruar cilësi më të lartë.

Çmimi për iPhone 11 fillon nga 699 dollarë, për iPhone 11 Pro fillon nga 999 dollarë dhe për iPhone 11 Pro Max 1,099 dollarë. Të gjitha modelet do të fillojnë me transportin në 20 Shtator 2019.

https://youtu.be/H4p6njjPV_o

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0