Aplikoni për Fondin e Sipërmarrjes Turistike

Aplikoni për Fondin e Sipërmarrjes Turistike


“Fondi i Sipërmarrjes Turistike” është fondi më i ri në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e turizmit. Ky fond ka si qëllim të mbështesë zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm me impakt në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Fondi i sipërmarrjes turistike u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si sipërmarrje turistike, të tilla si:

– Struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale;

– Agroturizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës.

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërrmarrja shqiptare). Skema mbulon 60% deri në 80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara, jo më shumë se 1.000.000 (një milion) lekë.

Vlera e përgjithshme e parashikuar për këtë fond për vitin 2017-2019 është 30.000.000 (tridhjetë million) lekë, ku për secilin vit është parashikuar 10.000.000 (dhjetë millionë) lekë. Fondi krijon mundësinë që ndërmarrja të arrijë më shumë, se nga sa ato do të arrinin me mjetet e tyre. Aplikimet janë të hapura deri më datë, 1.11.2017.

Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm klikoni në:

VKM për Fondin e Sipërmarrjes Turistike Nr 390 2017

Rregullorja e Fondit të Sipërmarrjes Turistike

Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni në: sme@aida.gov.al.

burimi: Aida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0