Me avancimin e furishëm të teknologjisë, shumë prej “shpikjeve” të reja kanë qenë bashkime të dy të mirave ekzistuese. I tillë është edhe rasti i Android Auto dhe Apple CarPlay. Me përdorimin sa vjen e më të madh të smartphone, lindi në një pikë nevoja e ndërlidhjes së saj me vendin ku njerëzit kalojnë një pjesë të madhe të kohës. Pikërisht makinën.
E para që “theu akullin” ishte Apple me Apple CarPlay në mars të vitit 2014. Përgjigja e Android erdhi thuajse ekzaktësisht 1 vit më pas. Në Mars 2015, Android prezantoi Android Auto, për t’u futur edhe ajo në “lojë”. Apple e filloi pak “rëndë” këtë lojë. Makina e parë e pajisur me CarPlay ishte Ferrari FF. Më pas Hyundai deklaroi se edhe ajo do ta përqafonte atë sistem, e pas saj edhe Volvo.
Lexoni: Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrinë e automobilave
Në Maj 2015 Hyundai Sonata bëhet e para makinë që integron Android Auto. Hyundai kështu u bë një nga kompanitë e para që përqafoi teknologji të tilla. Më pas pak nga pak edhe kompani të tjera filluan të integronin Android Auto në makinat e tyre duke parë domosdoshmërinë dhe fleksibilitetin e sistemit.
Shumë makina sot janë të pajisura me të dyja sistemet duke i dhënë më shumë fleksibilitet zgjedhjes së klientëve.
Nga ana estetike Apple CarPlay duket më mirë. Kurse Android Auto, duket pak e thatë. Por, në fund fare, ajo çka është më e rëndësishme është funksionaliteti.
Le të shohim se si krahasohen ato me njëra tjetrën.
https://youtu.be/jeESbGPl_Dw
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.