Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrine e automobilave

Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrinë e automobilave


Bob Lutz ka qenë një figurë e rëndësishme e industrisë për shumë kohë. Kështu, kur ai flet për diçka në lidhje me të, ai është personi me autoritetin e duhur.

Disa fjalë të tij përfshijnë skepticizmin e tij për efektet e njeriut në ndryshimet klimaterike. Gjithashtu, edhe vazhdimësinë afatgjatë të Tesla.

Duke folur për të ardhmen, ai ka disa parashikime të forta se si do të transformohet industria në dekadat e ardhme. Në pjesën e 1 nga 5 gjithsej të artikujve nga Automotive News për të ardhmen e industrisë, ai shprehet se “jemi duke iu afruar fundit të industrisë automobilistike”.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Pasi teknologjia e makinave autonome avancon, ai sheh se makinat 100% autonome do të mbizotërojnë mbi makinat me pronarë personalë e privatë. Disa njerëz do të duan përsëri të posedojnë një makinë personale, por shumica, do të kërkojë një makinë vetëm kur i nevoitet. Të shumta janë kompanitë të cilat ofrojnë shërbime on-deman në transportin privat. Dhe akoma më shumë do të ketë në ardhmen. Le të kujtojmë, makina mesatare harxhon 95% të jetës duke qëndruar dhe duke mos bërë asgjë.

Makinat autonome do të jenë të afta të kryejnë edhe udhëtime të gjata, me shpejtësi konstante mbi 100mph (160km/h). Kjo do të thotë se edhe vendbanimet mund të zhvendosen edhe më larg qyteteve. Një pjesë e punës së ditës do të bëhet gjatë rrugës nga një destinacion në tjetrin. Ai e përshkruan këtë koncept si një mix të trenit me makinën.

Por, gjërat marrin pak për keq. Ai thotë se shumë kompani do të zhduken. Kështu, vetë kompanitë që do të ofrojnë shërbimet do të kenë në pronësi markat. Disa kompani do të jenë përsi “rrotull”, duke u marrë me kompanitë që do të ofrojnë shërbimet e tilla. Aktualisht kompani si Uber, Lyft, Waymo.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Dhe natyrisht, performanca nuk do të ketë rëndësi nëse askush nuk do të ti japë makinës. Por gjithsesi, kompanitë do të jenë të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu do të ketë lloje të ndryshme të madhësive dhe formanve të automjeteve. Mjete bazike ose luksoze. Kështu kompani si Rolls Royce ose Bentley mund të jenë ende në treg, duke ofruar shërbime të tilla, me makinat private të pronarëve të tyre. Kështu njerëzit e pasur do vazhdojnë ta tregojnë pasurinë e tyre edhe për disa kohë.

Por një nga parashikimet më të “frikshme” është ai se për njerëzit do të jetë ilegalë të drejtojnë një automjet, diçka që mund të ndodhë sipas tij për 15-20 vjet. Kjo sepse makinat autonome nëpër autostrada mendohet se do e kenë të pamundur të kryejnë aksidente. Ju do të mund të pilotoni makinën tuaj klasike, por kjo vetëm në pista të mbyllura garash. Të drejtosh vete një makinë do të jetë po aq e rrallë sa të kalërosh sot në rrugët publike.

E gjithë këto parashikime të Lutz, duken tepër të vërteta dhe ndoshta do të mund ti shohim në realitet shumë prej tyre.

Nëqoftëse parashikimet e tij do të jenë të vërteta, shpresojmë që ai të gabojë për kohën e ndodhjes, sepse do të jetë shumë e trishtë dita kur nuk do mund të drejtojmë vetë makinën tonë.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0