Andrew Song, menaxher produkti në Facebook është folësi i rradhës i Spark.me - Business Magazine Albania

Andrew Song, menaxher produkti në Facebook është folësi i rradhës i Spark.me


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker të ri në Spark.me-Andrew Song, Menaxher Produkti nё Facebook, rrjeti social më popullor me më shumë se 1.65 miliardë përdoruesë aktivë të përmuajshëm.

Andrew Song, drejton përpjekjet e produktit për konsumatorët e Facebook Messenger, një aplikacion mesazhimi për telefonat celularë i përdorur nga më shumë se 900 milionë njerëz nga e gjithë bota. Në këtë, skuadra e tij përcakton se në qendër të eksperiencës së mesazhimit qëndron kompozimi, navigimi, fotot, media dhe grupet.

Para kësaj, Andrew ka ndihmuar Facebook-un të zhvillohej në një platformë lider mediale për artikujt e lajmeve dhe videot dixhitale nëpërmjet një serie përmirësimesh brenda “News Feed” të Facebook, gjithashtu të sillte produkte të reja në treg si Trending Topics, Instant Articles dhe videot autoplay. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, shikimet e videove në Facebook kanë arritur mbi 4 miliardë në ditë, shifër që shërben si referuese në të gjithë botën.

Andrew gjithashtu ka punuar në Google për shërbimin e tyre Google Travel. Andrew u rrit në Kanada dhe mban një diplomë në matematikë dhe shkenca kompjuterike nga Universiteti i Waterloo në Ontario, Kanada.

Spark.me 2016 do të mirëpresë disa prej personaliteteve më influencuesё të mediave online, drejtues lider të marketingut, dhe aktorë kyç në ekosistemin europian dhe global të startupeve. Veronica Belmont është një personalitet i medias online, një këshilluese e startupeve, spikere dhe krijuese e podcast-eve nga San Francisco, me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në Twitter! Scott Morrison është ish-Drejtor i Marketingut për Diesel, Levi’s dhe Activision, ndërsa Sara Rosso është Drejtore e Marketingut në Automattic (provider i shërbimeve online si WordPress.com, Akismet, Gravatar dhe shumë të tjerë), dhe themeluese e Ditës Botërore të Nutella, tashmë një ditë pushimi e njohur zyrtarisht e zotëruar dhe menaxhuar nga marka Nutella.

Më shumë se 400 njerëz nga 17 shtete janë rregjistruar tashmë për Spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€, ose 70€ në rastin e një bilete studentore. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016. Biletat e Spark.me janëtë vlefshme në faqen zyrtare të konferencës, në www.spark.me.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME dhe e sponsorizuar nga Crnogorski Telekom (filial i Deutsche Telekom AG). Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0