Amazon është duke kërkuar 5.000 persona për të punuar nga shtëpia - Business Magazine Albania

Amazon është duke kërkuar 5.000 persona për të punuar nga shtëpia


Ju me siguri keni hyrë në faqen e Amazon të paktën disa herë, për të parë produktet teknologjike apo të modës, shfaqje televizive dhe muzikë, kështu që pse të mos e ktheheni obsesionin tuaj online në një punë?

Kompania sapo ka njoftuar se ka në plan të krijojë më shumë se 5.000 vende të reja pune me kohë të pjesshme gjatë vitit të ardhshëm. Pjesa më e mirë? Mund të punoni nga shtëpia. Po, ju do të jeni në gjendje të punoni për Amazon duke qëndruar me pizhame.

Punët janë të përfshira në programin virtual të kompanisë për shërbimin ndaj klientit, e cila lejon punonjësit të punojnë nga shtëpia si një agjent i shërbimit të klientit. Nëse punonjësit punojnë 20 orë në javë, ata do të marrin përfitime (sigurimin e jetës dhe sigurimin dentar të paguara plotësisht) dhe mund të përfitojnë nga “Amazon Career Choice”, një program që do të parapaguajë 95% të kurseve online në fusha të ndryshme.

“Ka shumë njerëz që duan ose kanë nevojë për një punë me kohë të pjesshme, një student kolegji ose një prind i vetëm dhe ne jemi të lumtur t’i fuqizojmë këta njerëz të talentuar,” tha Tom Weiland, zëvendës-presidenti i Amazon për shërbimin ndaj klientit në të gjithë botën.

Amazon gjithashtu planifikon të krijojë më shumë se 25.000 vende pune me kohë të pjesshme në qendrat e saj të realizimit në të gjithë SH.B.A., si dhe 100,000 me kohë të plotë gjatë 18 muajve të ardhshëm. Këto pozicione me kohë të plotë do të jenë të vendosura në të gjithë vendin dhe do të përfshijnë pozicione si inxhinier dhe zhvillues software.

Burimi: time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0