Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore - Business Magazine Albania

Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore

Nga Elisabeta Katiaj 

Si gjithë vendet e tjera, jemi në një periudhë stagflacioni, ku Shqipëria rrezikon pasoja të menjëhershme, duke qenë ekonomi importuese dhe jo e balancuar në import – eksporte.

Lënda e parë për prodhim do të shtrenjtohet pas krizës së energjisë dhe lëndëve djegëse. Rritja e padiskutueshme e çmimeve të produkteve të shportës do ta bëje konsumatorin më të kujdesshëm ndaj shpenzimeve. Qytetarët do të mundohen të rrisin kursimin duke reduktuar shpenzimet e përditshme, me qëllim që të përballojnë shpenzimet shtese të pa planifikuara të energjisë, derisa të arrijnë të përshtaten me sjelljen e konsumit të kujdesshëm. 

Gjatë pandemisë, si pasojë edhe e masave të marra për të parandaluar dhe për të kuruar Covid-19, tregu pati kërkesa të veçanta për produkte specifike shtesë, të cilat nuk ishin pjesë e shportës se konsumit të përditshëm. Kjo bëri të mundur zhvillimin e sipërmarrjeve të reja, të lidhura me nevojat shtesë për menaxhimin e pandemisë si edhe zhvilloi gjithashtu ekonominë digjitale për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe nxiti sipërmarrje të reja start-up inovative. Kriza, më shumë se ekonomiko-financiare ishte psikologjike. Barrierat e lëvizjes së lirë ndikuan në rritjen e çmimit të logjistikës, e cila u reflektua në rritje të çmimeve të importit. Sot jemi në kushtet e stabilizimit të çmimeve të shërbimit logjistik, duke qenë një rritje fiktive, e krijuar, jo plotësisht nga kërkesa dhe oferta. Pra, një rritje, më tepër abuzive.

Kjo krizë e radhës është ndryshe për shumë arsye!

Ekonomia e Shqipërisë gjendet në një status të lodhur pas krizave të vazhdueshme, të cilat kanë lënë gjurmët e tyre.

Kursi i këmbimit ka ulur të ardhurat efektive për eksportuesit, duke qenë se pagesat për taksat, pagat, pjesërisht edhe furnitorët janë marrëdhënie të fiksuara në monedhën Lekë.

Niveli i pagave është rritur në kushtet e përpjekjeve për të ulur dhe për të mbajtur fuqinë punëtore, kur ata po kërkojnë mundësi më të mira jetese në vendet europiane. Në lëvizjen e tyre jashtë po ndikon edhe lehtësimi i kushteve kundrejt kontratave të punës në vendet e BE-së.

Rritja e pagës minimale, në kushtet e krizës, është një kosto shtesë për sektorët e punësimit masiv, siç është ai i fasonerisë, pas edhe një rritje të afërt më parë në kohë. (Rritja e kostove nuk ka shkuar në masë të njëjtë me rritjen e çmimit të shitjes së shërbimit). Energjia ka filluar të peshojë në vlerë tek sektori privat dhe shihet si rrisk i vijimësisë.

Porosit këtu edicionin e 30-të të Business Magazine!

Fuqia blerëse do të bjerë si pasojë edhe e frikës për të përballuar faturën e energjisë me qëllim përballimin e një dimri të ftohtë. Konsumatori do të mendohet mirë për të kryer një shpenzim.

Biznesi i vogël dhe i mesëm nuk do të jetë në gjendje të investojë i vetëm dhe pa mbështetje financiare në prodhimin e energjisë për përdorim vetjak. Por, çështja e energjisë duhet koordinuar edhe me politika afatgjata në rregullim të sektorit, në certifikim të ndërtimeve me sisteme instalimi të standardeve të kursimit të energjisë, në kualifikim të llojit të ndërtesës sipas kategorisë së konsumit të energjisë etj. Në këtë mënyrë edhe biznesi kërkon të ndërgjegjësohet për të rritur standardin edhe në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me detyrime ligjore, të cilat avantazhojnë investimet në këtë drejtim.

Lexo: Njihuni me qytetet më të shtrenjta në botë për 2022-in

Tregu i lirë i energjisë nuk po ofron avantazhe në çmim kur energjia blihet nga shoqëri private që operojnë në treg.

Mungojnë paketat ndihmëse për biznesin për menaxhimin e krizës.

Doing business në Shqipëri ka humbur fokus. Hapat e hapjes së biznesit janë shtuar shumë. Afati në kohë për të bërë aktive një shoqëri tregtare nuk është më 24 orë. Hapja e llogarive bankare për bizneset me pronar të huaj është vështirësuar dhe analiza e riskut merr më shumë se dy javë kohë. Sulmi kibernetik ka lënë gjurmë dhe disa nga proceset janë ngadalësuar. Kalimi i shërbimit online, është shpesh jo i shoqëruar me asistencën online.

Por, ajo që kërkon fokus të veçantë, është nxitja e prodhimit vendas të produkteve të shportës, çka krijon një shans të mirë për fermerët vendas në veçanti, të cilët duhet ta shfrytëzojnë situatën duke garantuar konsumatorin me produkt, por edhe me çmim.

Diaspora ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë vit të vështirë për vendin tonë.

Remitancat do të luajnë një rol akoma me pozitiv për familjet në nevojë dhe moshën e tretë. Ndaj, duhen nxitur edhe lehtësi në operacione bankare, por edhe duhet të synohet ulje e kostove të transfertave ndërkombëtare për individin.

Pritet gjithashtu një paketë menaxhimi krize nga qeveria për biznesin e vogël dhe të mesëm, duke shpresuar se do të ndodhë.

Projekti i Porto Romanos është një thirrje për investitorët e huaj, por edhe vendas, e cila do të mund të zëvendësojë efektin e rindërtimit, i cili është në fazën e përfundimit, por që ka një rol vetëm zëvendësues dhe plotësues për ekonominë. Vizioni i këtij projekti ka nxitur investimet nga sektori privat në zonë dhe duket se do të jetë një mundësi afatgjatë zhvillimi i sektorit privat dhe afrimit të markave të reja ndërkombëtare.

Avantazhet fiskale të sektorit automobilistik dhe prodhim software në Shqipëri do të vijojnë të jenë në interes të sipërmarrjeve të reja të huaja.

Fondet e zhvillimit nga donatorë të ndryshëm patjetër që janë shtysë e rëndësishme e ekonomisë vendase, por sot kërkojnë përqendrim në inovacion dhe teknologji, të pavarur nga punësimi masiv. Gjithashtu, ato mund të orientohen edhe në procese të përforcimit të sipërmarrjes dhe rritjes së produktivitetit te tyre.

Ekosistemi shqiptar ka nevojë për qëndrueshmëri. Ka nevoje për orientim të punonjësve, nga ata me kualifikim të mesëm dhe të ulët drejt atyre me kualifikim të lartë. Ka nevojë për të rritur produktivitetin e firmave (nuk jemi as në mesataren e Ballkanit).

Ka nevojë për qëndrueshmëri fiskale, duke kontribuar në rritjen e besimit te politikat fiskale.

***

Dr. Mag. Rer. Publ. Elisabeta Katiaj, Doktor shkencash në statistikë, magjistruar në shkenca të administrimit publik dhe diplomuar në ekonomiks ka një eksperiencë shumëvjeçare në institucione rregullatore dhe ekzekutuese. Aktualisht ajo është Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. 

Znj. Katiaj është edhe kontribuese në angazhimet e nxitjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe investimeve të huaja në veçanti në vendin tonë.

Porosit këtu edicionin e 30-të të Business Magazine!

Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0