Njihuni me qytetet më të shtrenjta në botë për 2022-in - Business Magazine Albania

Njihuni me qytetet më të shtrenjta në botë për 2022-in

Nju Jorku ka rezultuar qyteti më i shtrenjtë në botë në vitin 2022, duke ndarë titullin me Singaporin, pasi rritja e çmimeve të energjisë dyfishoi normën e inflacionit në qytetet kryesore globale, sipas sondazhit vjetor të Economist Intelligence Unit.

Udhëheqësi i vitit të kaluar Tel Avivi ra në vendin e tretë .  ndërsa Kryeqyteti britanik ra ndjeshëm poshtë listës këtë vit, në vendin e 27-të.

Janë katër qytete evropiane në 10-shen e parë — zvicra (vendi i gjashtë) e më pas , Parisi, Kopenhagen dhe qyteti tjetër zviceran Gjenevë që përmbyllnin pjesën tjetër.

Shkaku më i rëndësishëm i rritjes së çmimeve në Evropën Perëndimore ishte rritja e çmimeve të gazit, rezultat i luftës së vazhdueshme ruse në Ukrainë. Kostoja e një litri benzinë ​​është rritur me 22% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe: Ngrohja globale ndryshon konceptin e ndërtimeve për arkitektët, me rritjen e nivelit të ujit do lindin ‘qytetet lundruese’

Çuditërisht, qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburg panë rritje të konsiderueshme në kostot e jetesës, ndërsa kryeqyteti i Ukrainës Kiev nuk u analizua këtë vit.

Një monedhë më e fortë ishte gjithashtu një faktor që rriti qytetet në renditje.Qytetet në vendet ku monedha e tyre ra, u shfaqën në mesin e atyre që zbritën në listën e qyteteve më të kushtueshme. Tokio dhe Osaka e Japonisë ishin ndër 10 rëniet më të mëdha, duke përfunduar respektivisht në vendin e 37-të dhe të 43-të, nga vendi i 13-të dhe i 10-të në 2021-shin.

Stokholmi dhe Luksemburgu ranë edhe më shumë, duke humbur të dy nga 38 vende në vendin e 99 dhe 104. Damasku në Siri dhe Tripoli në Libi ruajtën vendet e tyre si qytetet më të lira të anketuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0