ALLWEB – Konferenca dedikuar Marketingut Dixhital - Business Magazine Albania

ALLWEB – Konferenca dedikuar Marketingut Dixhital


ALLWEB – KONFERENCË PËR EPOKËN NË TË CILËN NUK MUNDET PA KOMUNIKIM DIXHITAL

Përralla e AllWeb, konferenca e vetme dedikuar Marketingut dixhital në Maqedoni, vazhdon vitin e katërt rradhazi. Më shumë se pesëmbëdhjetë (15) folës në datën 13 nëntor do të qëndrojnë në skenë për të ndarë përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet t’a shëndrroni në përkrahje të biznesit.

 

“Ne duam që kompanive, organizatave dhe sipërmarrësve tanë t’ua afrojmë më pranë mënyrën me të cilën kompanitë globale dhe rajonale i integrojnë komunikimet dixhitale në strategjitë e tyre të biznesit. Nga viti në vit mundohemi të përfshijmë sa më tepër tema nga aspekte të ndryshme, për këtë shkak edhe vetë programi është dinamik, me një numër të madh të personave të ndryshëm në skenë“, thotë Darko Bulldioski, nga NewMediaMK, organizatorë të konferencës.

Këtë vit në AllWeb do të flitet pak më shumë për web analitikën dhe kthim të investimit, postimet në rrjetet sociale dhe marketing përmes përmbajtjes. Pjesë e folësve veçmë janë shpallur, në skenë do të paraqiten Pol Papadimitriu themeluesi i The Digital Loop dhe bashkëthemeluesi i konferencës më të rëndësishme evropiane për teknologji LeWeb, Pavel Kolenda nga IAB Poloni, kurse me kërkesë të audiencës përsëri vjen edhe Vladimir Buliq nga digitalizuj.me.

 

Informatat dhe kontaktet që mund të fitohen në ngjarje të këtilla janë të paçmueshme, shton Bulldioski.

Biletat janë lëshuar në shitje në web faqen zyrtare. Tridhjetë të parët do të kenë mundësi të blejnë biletë me çmim jashtëzakonisht të ulët.

 

Më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.mk.

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Darko Bulldioski, në + 389 70 307040
ose në darko@newmedia.mk.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0